Panorama Sport (Albania)

Mungon Hila, shansi i Kotes për të qenë nesër titullar

Trashit i hiqet pezullimi, në fushë ndaj Kamzës

-

Partizani ia ka hequr pezullimin Lorenc Trashit dhe kështu që 26vjeçari pritet të jetë titullar ndaj Kamzës. Por edhe me rikthimin e Trashit, ekipi sërish nuk do të jetë i plotë, pasi për herë të parë të kuqtë do të vuajnë këtë sezon pezullimin nga kartonët. Ardit Hila, me ndëshkimin ndaj Skënderbeu­t, ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, kështu që elbasanasi mungon ndaj kamzalinjv­e. Gjasat janë që të vend të Hilës të luajë Kristi Kote, që së bashku me Telushin mund të formojnë dyshen e qendrës së mesfushës. Gjithsesi, akoma nuk është vendosur sesi mund të luajë Partizani ndaj Kamzës, pasi stafi ka disa opsione për ta ndërtuar formacioni­n e mundshëm. Bazuar te formacioni tip, i bie që Trashi, pas rikthimit, të pozicionoh­et si mbrojtës i majtë dhe Hilën ta zëvendësoj­ë Kote. Por, në qendër të mesfushës mund të luajë edhe Mala, rol të cilin e ka bërë shpesh në sezonin e shkuar duke krijuar kështu mundësi aktivizimi në krahë për Çinarin. Ekziston edhe një variant që koreani sot të luajë mbrojtës i majtë dhe Trashi të avancojë përpara në këtë krah dhe Mala të luajnë në qendër në vend të Hilës. Por do të jetë seanca e fundit ajo që do t'u japë zgjidhje këtyre kombinacio­neve të përmendura nga lart. Pavarësish­t se cilët do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, nga të kuqtë kërkohet të bëhet menjëherë autokritik­a e humbjes me Skënderbeu­n. Ndaj, fitorja me Kamzën është e vetmja mundësi që të realizohet ky mision. Praktikish­t duket mision i realizuesh­ëm, por edhe në fazën e parë të kuqtë morën një fitore me fat në fushën e Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania