Panorama Sport (Albania)

Rezi: Duel emocionues ndaj “demave”, Kamza e etur për fitore

Me golin që i shënoi Partizanit, siguroi mbijetesën e kamzalinjv­e

-

Ermir Rezi, sulmuesi nga Maminasi i Durrësit, protagonis­t në ngjitjen e Kamzës në Superiore para dy sezoneve. Por Rezi ishte protagonis­t edhe në sezonin e fundit, pasi me golin që i shënoi Partizanit në javën e fundit, mundësoi qëndrimin e Kamzës në Superiore. Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", Rezi shprehu dëshirën për ta përsëritur sërish atë sukses personal që arriti në fund të sezonit të shkuar ndaj "demave". Partizani ju ka sjellë fat, si ndiheni para sfidës së radhës? Kemi kaluar momente dhe kujtime të bukura me Partizanin. Është një skuadër me një fanellë që të emocionon. Sigurisht që përballjet kundër Partizanit të emocionojn­ë, por edhe të motivojnë.

Me golin që i shënuat në fund të sezonit të shkuar, mbajtët Kamzën në Superiore. Shpresoni të shënon sërish në portën e "demave"?

Në radhë të parë, unë nuk e di se a do të jem në planet e trajnerit si titullar në këtë takim. Nëse ndodh, do të përpiqem të bëj gjithçka në të mirë të Kamzës. Skuadra po përgatitet mirë për këtë sfidë dhe shpresojmë të japim maksimumin. Në skuadrën tonë nuk ka rëndësi se kush shënon, Rezi apo ndonjë tjetër, kryesore është që Kamza të fitojë nga golat e lojtarëve të saj. Skuadra është nën presionin e pikëve dhe patjetër do t'i duhet fitorja. Sa jeni të përgatitur për ta arritur atë? Nën drejtimin e trajnerit Duro, skuadra është e mirëpërgat­itur për këtë takim. Kemi shumë deficite pikësh dhe jemi në një zonë "të frikshme", ku rrezikojmë daljen nga kategoria. Kur je në të tilla situata, detyrimish­t ndihet edhe presioni. Gjithsesi, trajneri na ka përgatitur edhe psikologji­kisht për ta përballuar këtë situatë e për të dalë në lojën tonë. Fitoren do ta kërkojmë që nga minuta e parë, pasi vazhdimish­t jemi ndjerë të rënduar psikologji­kisht kur nuk arrijmë të shënojmë të parët. Sforcoja duket qartë në fazën sulmuese.

Si e parashikon­i ndeshjen e nesërme?

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi si ne, edhe Partizani, synojmë pikët maksimale. Kamza kërkon pikë mbijetese, ndërsa Partizani kërkon suksese për të shkuar te titulli. Mendoj se të gjitha rezultatet janë të pranishme. Skuadra jonë do të futet e përgatitur psikologji­kisht, teknikisht dhe taktikisht për fitore. Të gjithë lojtarët do të japin maksimumin dhe do të luajnë me përkushtim. Uroj që të fitojmë ne, pasi jemi në një zonë të vështirë, ku nuk duhet që ta rëndojmë më shumë situatën. Abdulla Dushku

 ??  ?? Rezi duke festuar golin e mbijetesës që i shënoi vjet Partizanit
Rezi duke festuar golin e mbijetesës që i shënoi vjet Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania