Panorama Sport (Albania)

Lushnja: Arbitra lagjesh për ne

“Arbitrimi me Elbasanin ishte amator, donin të anulonin golin që shënuam nga 30 metra”

- ALBAN ALUSHI

rajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, u tregua shumë i ashpër me gjyqtarët pas ndeshjes së fundit me Elbasanin, ku lushnjarët barazuan me rezultatin 1-1. Ndërkaq, dje ka reaguar edhe klubi verdhejesh­il. Klubi lushnjar ka dhënë një deklaratë për shtyp në lidhje me arbitrimet ku, sipas tyre, ai i fundit në ndeshjen me Elbasanin ishte jashtë çdo logjike. “Klubi i Lushnjës, stafi teknik dhe futbollist­ët kërkojnë më shumë respekt nga trupa arbitrale. Sepse trajneri ynë nuk mund të merret çdo ndeshje me arbitrat, kur puna e tij është të merret me ekipin. Prandaj, kërkojmë gjyqtarë profesioni­stë dhe jo arbitra lagjesh. Ne jemi ekip

profesioni­st dhe i kemi paguar të gjitha detyrimet ndaj FSHF-së. Gjykimin që pamë në Cërrik nuk e kemi parë as në ndeshje lagjesh. Kjo është e papranuesh­me në ditët e sotme. Lojtari ynë shënon gol nga 30 metra dhe arbitri shikon nga anësori se si mund ta anulojnë një gol të tillë. Lushnja kërkon të merren masa ndëshkuese ndaj arbitrit Edvin Hoxha. Të shikohen pamjet filmike sepse gabimet e këtij gjyqtari kundër nesh ishin të panumërta”, thuhet në deklaratën e klubit lushnjar nëpërmjet shefit të klubit, Edison Koçi.

SEFA

Pesë gola në shtatë javë. Nuk ka ndodhur asnjëherë me Lushnjën në nivelin e dytë të futbollit. Kapiteni Fatjon Sefa për gazetën “Panorama Sport” shprehet: “Kemi shënuar pak dhe kjo është e vërtetë. Mendimi im personal është që duhet të luftojmë më shumë për të arritur te porta. Vetëm kjo i ka munguar Lushnjës. Qarkullojm­ë, por nuk jemi rezultativ­ë para portës. Por, them se me grupin do të arrijmë ta kalojmë këtë ngërç psikologji­k që na ka mbërthyer para portës”, deklaron kapiteni 34- vjeçar, Sefa. Ndërkaq, në lidhje me ndeshjen ndaj Besës që do të luhet të dielën në transfertë, sulmuesi kryesor i lushnjarëv­e shprehet: “Është një ndeshje e bukur për vetë faktin se janë dy ekipe me traditë që kanë krijuar gjithmonë futboll të bukur. I tillë do të jetë edhe ditën e ndeshjes. Është një lojë e hapur. Do të thosha që unë e kam pak si të vështirë, në kuptimin e mirë të fjalës. Duke parë që Besa është ekipi im i dytë i zemrës, kam kaluar një periudhë të gjatë atje dhe do të jetë një ndeshje me mbresa. Por, mbi të gjitha ne jemi profesioni­stë dhe unë jam i detyruar të mbroj ngjyrat e Lushnjës. Do të japim më të mirën. I përshëndes që të gjithë dhe u uroj suksese”, është shprehur kapiteni i lushnjarëv­e Fatjon Sefa, një ish-verdhezi, i cili ka luajtur me Besën në Kategorinë Superiore. Lushnjarët kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”, ku trajneri Gjyla është duke përgatitur skuadrën antiBesa. Lushnja ka marrë vetëm një fitore, pesë barazime dhe një humbje në këto shtatë javë të para kampionat. Një ecuri jo pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania