Panorama Sport (Albania)

Zbardhet formacioni i ri, si ndryshon Vllaznia

Nga mbrojtja në sulm, lëvizjet që priten ndaj Vorës

-

Përballja me Vorën duket e lehtë në letër për Vllazninë. Mirëpo, nga ana tjetër shihet se për këtë sfidë do të bëhen shumë lëvizje në formacion. Nga sa mësohet, lëvizjet do të jenë në dy reparte, në mbrojtje dhe në mesfushë. Për këtë takim, pritet që të startojë nga minuta e parë mbrojtësi i majtë Antonio Marku. Ai ka qenë i dëmtuar prej disa javësh, teksa mësohet se për këtë takim është në 100% e tij. Ai me shumë gjasa do të zërë vendin e Gurishtës, i cili ka luajtur në përballjen e fundit në këtë pozicion. Ndërsa treshja tjetër e këtij reparti do të përbëhet nga Gocaj nga e djathta, Zeqja e Ignat në qendër. Ndryshime pritet që të ketë edhe në repartin e mesit të fushës. Mungesa e Krymit për arsye të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë do të bëjë që tekniku të gjejë edhe lojtarin që do të luajë në vend të tij. Me shumë gjasa, Krymi do të zëvendësoh­et pikërisht nga kapiteni Gilman Lika. Ai ka kaluar tani plotësisht dëmtimin e tij dhe do të jetë që nga minuta e parë në këtë përballje. Një tjetër aktivizim nga minuta e parë në këtë takim pritet të jetë edhe për nigerianin Ezaimaka. 21-vjeçari do të ketë aktivizimi­n e tij të parë si titullar dhe pritet që të luajë në vend të Bilalit. Ndërsa treshja tjetër që do të bëjë mesfushën, do të jetë e përbërë nga Tafili, Hajdari e Zogaj. Në sulm do të jetë sërish braziliani Xhunior, i cili pas dy takimesh pa shënuar do të kërkojë të kthehet te goli. Tekniku Lika për këtë përballje nuk do të ketë të gatshëm 4 futbollist­ë, Selimajn, Bardullën, Malotën dhe Krymin. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania