Panorama Sport (Albania)

Bunjaki: Shqipëria të ftojë Sadikun, i nevojitet

-

Ndryshimi i Kombëtares bëhet i pamundur në momentin që vesh qoftë edhe për një minutë në ndeshje zyrtare fanellën e një përfaqësue­seje A. I tillë është edhe rasti i Loret Sadikut. I kërkuar edhe nga Suedia, po me shumë ngulm së fundmi edhe nga Kosova, ai nuk mund të jetë pjesë e "dardanëve". E gjithë kjo, për shkak se mbrojtësi ka luajtur në të shkuarën për Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi, që aktualisht luan te Kasimpasha në Turqi, është ftuar nga kuqezinjtë në nëntor 2013, periudhë në të cilën drejtohej nga Xhani De Biazi. Më parë, ai kishte qenë pjesë e kombëtarev­e të moshave të Suedisë. BUNJAKI - Për faktin që aktualisht FIFA nuk e lejon të aktivizohe­t me Kosovën, ish-trajneri i saj Albert Bunjaki ka deklaruar. "Loret Sadiku është në nga lojtarët më inteligjen­të shqiptarë. Mund të luajë edhe si qendërmbro­jtës, mesfushor me tipare mbrojtëse apo edhe mesfushor me tipare sulmuese. Nëse nuk ekziston asnjë mundësi që Loreti të luajë për Kosovën, atëherë duhet të luajë për Shqipërinë. Unë mendoj që, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërisë, Loreti do të ishte lojtar i nevojshëm. Shqipëria nuk duhet ta penalizojë Sadikun dhe duhet ta ftojë dhe të gjejë një mirëkuptim. Është në të mirë të lojtarit dhe të Kombëtares. Pres që të dyja palët të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje, sepse më vjen keq që Loretit, me kapaciteti­n që ka, t'i mohohet e drejta që të luajë për një përfaqësue­se", ka deklaruar Albert Bunjaki për gazetën "Koha Ditore" në Kosovë. Sadiku është kërkuar disa herë nga përfaqësue­sja e Kosovës, për të cilën është bërë edhe një kërkesë në FIFA, por përgjigjja e kësaj të fundit ka qenë negative, duke qenë se lojtari ka ndërruar një herë përfaqësue­sen, nga Suedia të luajë për Shqipërinë dhe në këtë moment e vetmja mundësi e tij janë kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania