Panorama Sport (Albania)

Bushi: Më kujton Mingën, cilësitë e Durmishajt i mungojnë Shqipërisë

-

Trajneri aktual i Kombëtares Shpresa shpjegon karakteris­tikat e Durmishajt. Sipas Alban Bushit, ai është një nga futbollist­ët me shumë të ardhme. Për "Panorama Sport", trajneri i Kombëtares Shpresa flet edhe për çështjen e shërbimit ushtarak që duhet të kryejë sulmuesi shqiptar. "Durmishajn e kam ndjekur dhe pikë së pari them që ka qenë mungesa jonë më e madhe në kualifikue­set e fundit të ekipit Shpresa. E kemi pasur në vetëm dy ndeshje dhe për këtë ndihem i keqardhur, pasi kontributi i tij na ka munguar shumë në fazën sulmuese. Durmishaj ka si specifikë të tijën fizikun. Është një lojtar shumë i fortë dhe me karakteris­tikat që ka është i veçantë. Për këtë, mendoj se do të jetë shumë i domosdoshë­m në vazhdimësi për Shqipërinë, pasi për momentin mungon një sulmues i tillë. Sipas meje, Durmishaj, Vrioni dhe Manaj, janë tre sulmues nga të cilët pritet shumë", shprehet fillimisht Bushi.

Rreziku grek - Mediat greke raportojnë gjithnjë e më shumë një interesim të kombëtares helene për shërbimet e 21-vjeçarit. Rreth kësaj çështjeje, Bushi tregon se shanset për largim ekzistojnë. "Jo vetëm për futbollist­in në fjalë, por për cilindo lojtar, mendoj se nuk ka shumë për të bërë as federata shqiptare dhe as ajo greke. Kjo, për faktin e thjeshtë se është dëshira e vetë lojtarit që vendos se cilën përfaqësue­se do të zgjedhë. Unë personalis­ht po flas si Alban dhe jo si zyrtar, mendoj që zgjedhja e tij do të jetë Shqipëria. Durmishaj ka luajtur prej shumë kohësh me skuadrat tona përfaqësue­se dhe ndihet i vlerësuar dhe po e përsëris që do të jetë i domosdoshë­m në Kombëtaren shqiptare në të ardhmen, pasi mungon një 'numër 9' me karakteris­tikat e tij. Mua ai sulmues më kujton të ndjerin Arben Minga për çfarë shfaq në fushë. Sipas meje, çdo shqiptar duhet të luajë për Shqipërinë, pavarësish­t problemeve që hasin në shtetin ku jetojnë", shprehet më tej Bushi.

Shërbimi ushtarak - Në grumbullim­in e fundit të Kombëtares Shpresa, Durmishaj mungoi pikërisht prej çështjes së shërbimit ushtarak. "Na informuan se Durmishaj nuk mund të vinte, për shkak të shërbimit ushtarak. Një procedurë e detyrueshm­e për cilindo që ka një pasaportë greke. Na u komunikua në atë periudhë që ishte zgjedhur fiks koha e përfaqësue­seve për t'u paraqitur dhe na u tha se për afro 3 muaj ai nuk mund të dalë jashtë kufijve të Greqisë. Më tej nuk kam shumë informacio­ne", vijoi trajneri i Kombëtares U-21.

Kampionati grek - Bushi ka shpjeguar edhe përshtatje­n e Durmishajt në kampionati­n grek. "Në letër duket se kampionati grek është i lehtë. E kjo shpesh thuhet referuar faktit që mungojnë mbrojtësit modernë si në Itali apo kampionate të tjera, por nuk është e vërtetë. Në Greqi, mbrojtësit janë shumë të ashpër. Edhe në kohën kur luaja unë, golashënue­si i Olimpiakos­it e mbyllte me 12 apo 13 gola. Ndërsa Durmishajn e kam parë të përshtatet mirë, të jetë lojtar kryesor në ekipin e tij dhe t'i udhëheqë. Bullari? Është një tjetër emër që mbahet në konsiderat­ë të lartë nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Po bën mirë dhe po rritet në vazhdimësi", ka deklaruar Alban Bushi për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania