Panorama Sport (Albania)

Leksion nga Kosova, përfaqësue­sja e 17-vjeçarëve kualifikim historik

"Elite Round"/ Dy fitore, lanë pas Skocinë dhe Zvicrën

-

Punë, strategji dhe në fund rezultate. Në Kosovë skuadrat përfaqësue­se po ecin me hapa gjigantë drejt suksesit. Shpesh shumë talente tregojnë vlerat në këto ekipe dhe vazhdimish­t po vërehen rezultate pozitive në secilën prej përfaqësue­seve të Kosovës. Shembulli më i fundit për Shqipërinë? Pikërisht nga Kosova. 17-vjeçarët e saj kanë arritur të dalin të parët në grupin kualifikue­s.

Historike - Një rezultat i shkëlqyer nga 17-vjeçarët në Kosovë, të cilët me dy fitore dhe një humbje kanë fituar grupin duke lënë pas kundërshta­rë si Skocia dhe Zvicra. Fitorja e djeshme me Qipron ka mjaftuar që "dardanët" e vegjël të arkivojnë një rezultat historik, i cili u jep mundësinë që të kalojnë në fazën tjetër. Një gol i Milot Avdylit në minutën e 63-të mjaftoi për të marrë tri pikë të arta që i mjaftuan Kosovës për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve. Takimi tjetër mes Zvicrës dhe Skocisë u ka shkuar gjithashtu për shtat "dardanëve", teksa barazimi mes tyre ka bërë që Kosova të jetë e vetme në krye të grupit të pestë kualifikue­s. Në fundin e takimit, Kosova ka mbetur me dhjetë vetë, pasi Marmullaku është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë, e për pasojë me të kuq. Për 17-vjeçarët kosovarë kjo ishte hera e dytë që merrnin pjesë në kualifikue­se, ndërkohë që arritën të sigurojnë kualifikim­in në "Elite Round" për Europianin 2019. Një leksion i qartë pune dhe suksesi për Shqipërinë, kombëtaret e së cilës në të gjitha nivelet dështuan në kualifikue­set e këtij sezoni, disa pa shënuar asnjë gol, e të tjera me humbje tenistike të turpshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania