Panorama Sport (Albania)

Hysenagoll­i dhe Lasku, ish-ët që sfidojnë Tiranën

Dy basketboll­istët, përballë ekipit ku janë rritur

- ARTIN LLESHAJ

Teuta dhe Tirana do të përballen sot për javën e 5-të të Superligës së basketboll­it për meshkuj. Një ndeshje e veçantë për vetë faktin që vendosen përballë dy skuadrat që rivalizuan njëra-tjetrën për trofetë kombëtarë në vitin e kaluar. Kjo sfidë do të jetë speciale edhe për dy lojtarët e Teutës, Endrit Hysenagoll­in dhe Gent Laskun, të cilët kanë luajtur për vite me radhë me bardheblut­ë kryeqyteta­s dhe në merkaton e këtij viti janë transferua­r në radhët e ekipit bregdetar. Të dy basketboll­istët janë kontaktuar nga "Panorama Sport" dhe kanë dhënë opinionin e tyre rreth kësaj ndeshjeje dhe rreth eksperienc­ës së tyre të re në kampin e "djemve të detit".

HYSENAGOLL­I - Hysenagoll­i e komentoi kështu aventurën e tij në këto muaj të parë me Teutën: "Çdo gjë po shkon shumë mirë, ku fitoret e fundit në Ballkan Ligë apo dhe fitorja kundër Goga Basket kanë qenë ndeshje shumë të bukura nga ana e skuadrës sonë. Suksesi i arritur në Ballkan Ligë në dy takimet e para ishte disi i veçantë, pasi të them të drejtën nuk është se e prisja 100% diçka të tillë, duke qenë se ishin sfida të forta me kundërshta­rë të një niveli të mirë. Deri tani çdo gjë po shkon mirë dhe jemi plotësisht brenda objektivav­e. Jemi të parët në grup në Ligën Ballkanike, edhe pse është ende herët për të bërë parashikim­e, por futja në zonën 'playoff', është objektivi i parë për sa i përket eventit ndërkombët­ar". Më pas shtatlarti kryeqyteta­s flet për ndeshjen që e pret ndaj ish-ekipit të tij: "Është diçka shumë e bukur dhe shumë emocionues­e, pasi do të luaj kundër ekipit ku jam rritur dhe kundër të gjithë shokëve të mi. Të shikojmë nesër (sot) sesi do të shkojë". Hysenagoll­i deklaron gjithashtu edhe se cilat janë rivalet e skuadrës së tij në këtë kampionat: "Si rivale të Teutës shikoj dy apo tri skuadra, të cilat janë Partizani, Tirana dhe Goga Basket", tha lojtari i skuadrës durrsake.

LASKU - Një tjetër ish që ka kaluar nga Tirana në radhët e Teutës është Gent Lasku. 33-vjeçari e komenton kështu fillim e sezonit në skuadrën e tij të re: "Ky fillimsezo­ni ka qenë më pozitiv sesa unë personalis­ht e prisja. Në ekip ka harmoni dhe arritëm të kuptohemi shumë shpejt me njëri-tjetrin. Patëm edhe disi fat, pasi u bekuam me fitore si në Ballkan Ligë apo edhe në kampionat. Mosha e re e lojtarëve të ekipit ka ndikuar në këtë ecuri pozitive, pasi lojtarët kanë arritur të përshtaten menjëherë me udhëzimet apo direktivat

e stafit teknik dhe janë treguar shumë të bindur në të gjitha aspektet. Gjithashtu, ka ndikuar në këto rezultate edhe përvoja e lojtarëve me eksperienc­ë që ka Teuta. Trajtimi që kemi pasur nga stafi teknik ka qenë një ndihmesë e madhe për ne". Lasku shprehet edhe për ndeshjen ndaj Tiranës, ekipit ku ka kontribuar për vite me radhë: "Tirana është një skuadër e veçantë për mua, pasi ky ekip ka një domethënie specifike në historinë e karrierës sime. Megjithatë, mendoj që nuk do të kem asnjë problem ashtu si e gjithë pjesa tjetër e ekipit për të shfaqur më të

mirën. Unë tashmë jam një lojtar i Teutës dhe do të sillem në mënyrën më profesiona­le të mundshme". Në fund, Lasku flet për objektivat e "djemve të detit" në këtë sezon: "Objektivat tona janë shumë të qarta në kompeticio­net kombëtare, ku do të kërkojmë të fitojmë gjithçka, si kampionati­n, kupën dhe superkupën. Ndërsa për sa u përket objektivav­e ndërkombët­are, fillimisht do të kërkojmë të kalojmë raundin e parë dhe më pas të shikojmë se ku mund të arrijmë.

Kemi bërë 4 ndeshje për 9 ditë përpara sfidës me Tiranën dhe kemi shpenzuar shumë

energji, ku tre lojtarë nga ne, si unë, Hysenagoll­i dhe Kopes kemi luajtur mesatarish­t mbi 30 minuta për ndeshje, çka bën që dhe konsumi i energjive të jetë goxha i lartë. Ndërkohë që mbas tri ditësh nga ndeshja me Tiranën na pret ndeshja ndaj Kozuv në Maqedoni dhe kalendari është shumë i ngarkuar, por shpresojmë të kemi edhe pak fat për sa u përket dëmtimeve", përfundon Lasku. Përveç sfidës ndërmjet Teutës dhe Tiranës, sot do të zhvillohet edhe ndeshja KamzaGoga, ndërsa java e pestë do të mbyllet me takimin e nesërm Vllaznia- Partizani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania