Panorama Sport (Albania)

Valentino Rosi: Nuk jam i mbaruar

Lorenco rikthehet në pistë pas operacioni­t, Markez kërkon suksesin me Hondan

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

e titullin kampion tashmë të fituar nga Mark Markez, Moto GP zbarkon në Malajzi, aty ku Valentino Rosi do të kërkojë fitoren e tij të parë, që ende nuk ka ardhur në këtë sezon. “Më mungon vendi në podium dhe do të jetë e rëndësishm­e të zhvillojmë një garë të bukur. Këtë vit ndihem më i fortë se vitin e kaluar dhe i përfundoj garat më në formë”, deklaron Rosi, në konferencë­n për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Malajzisë. Pas suksesit që kolegu i tij Vinjales arriti në garën e shkuar në Australi, kishte nga ata që deklaruan se “Doktori” tashmë ka marrë fund, ndërkohë që italiani u përgjigjet në këtë mënyrë: “I kam dëgjuar të flasin shumë herë dhe jam mësuar me këto gjëra” tha Rosi. Ndërkohë Horge Lorenco i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe do të tentojë të garojë pas operacioni­t në ligamentet e gishtit të këmbës. “Ndihem më mirë në krahasim me garën në Motegi, ndihem më i fortë dhe kam më tepër energji. Allçinë e kam hequr vetëm të mërkurën dhe kuptohet që këmba nuk është në maksimum. Të shikojmë nëse do t’ia dal të garoj gjatë gjithë fundjavës”, deklaron spanjolli në konferencë, ku më pas shton: “Doja me çdo kusht të rikthehesh­a në garë, pasi u bë rreth një muaj që jam jashtë dhe kisha frike se mos e humbja lidhjen me motorin. Për shkak të kushteve shëndetëso­re nuk kam mundur të stërvitem në nivelin aerobik dhe do të më duhet të përshtatem me garën. Për këtë shkak nuk do të mund të luftoj dot për vendet e para, ku nuk do të jem perfekt, por duke garuar këtu në Malajzi do të rifitoj formën për të qenë plotësisht i gatshëm për garën e fundit në Valencia”, tha Horge Lorenco. Italiani Andrea Doviciozo, i cili në garën e Australisë u ngjit në podium me Dukatin e tij, u shpreh kështu për garën që do të mbahet këtë fundjavë: “Kemi treguar shumë progres në pjesën e dytë të sezonit dhe konfirmimi­n e morën edhe në garën e Filip Island. Motori është në lartësinë e duhur dhe në garën e fundit u paraqitëm mirë, por jo aq mirë sa për të arritur fitoren. Kam ende mundësi për t’u përmirësua­r dhe duhet të punojmë akoma më shumë për sa i përket motorit nëse dëshirojmë të fitojmë kampionati­n në vitin e ardhshëm”, deklaroi Lorenco. Fituesi i titullit në këtë sezon, Mark Markez, i cili në garën e shkuar u tërhoq pas një rrëzimi, u shpreh kështu para mediave: “Nuk e di përse më ndodh të rrëzohem gjithnjë pasi kam fituar titullin. Më vjen vërtet keq pasi kisha një ritëm shumë të mirë në Australi. Gjithsesi, mund të them që isha edhe disi me fat, pasi incidenti ishte i çuditshëm. Është e vërtetë që Zarko nuk frenoi, por edhe unë u futa disi gjerë. Ishte një incident gare dhe jemi me fat që shpëtuam të dy pa dëmtime”. Më pas, spanjolli i Hondas u prononcua edhe për garën e fundjavës: “Gjithnjë jemi paraqitur mirë në Malajzi për sa i përket ritmit, por tani motori ka ndryshuar. Ky cirkuit nuk është ndër më të mirët për ne dhe për këtë shkak do të kërkojmë ta fillojmë në mënyrën e duhur që në provat e lira. Këtu Dukati është shumë kompetitiv dhe shpresojmë që të luftojmë me ta për fitoren”, tha Markez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania