Panorama Sport (Albania)

Vrsaliko: Titulli çështje e hapur, në Champions duhet kaluar grupi

-

Inflamacio­ni në gju e ka mbajtur jashtë fushave për disa ndeshje, por tani Sime Vrsaliko është gati t'i japë Interit një kontribut të rëndësishë­m. I intervistu­ar nga "Sky Sport" në qendrën stërvitore zikaltër, mbrojtësi i djathtë kroat, i transferua­r këtë verë në Milano, ka komentuar momentin "magjik" të skuadrës së Luçiano Spaletit në prag të angazhimev­e kundër Xhenoas e Barcelonës, ku pritet të konfirmojn­ë ritmin e shfaqur gjatë javëve të fundit.

Si kanë kaluar këto muaj?

Mirë, jam shumë i lumtur sepse vesha fanellën e Interit. Më pas, të tjerat vijnë vetë, ndihem vërtet mirë në Itali, me këta shokë. Po përmirësoh­emi ditë pas dite, edhe individual­isht.

Cilat janë marzhet e përmirësim­it?

Mund të rritemi në çdo aspekt, luajmë mirë dhe duhet të kërkojmë t'i fitojmë të gjitha. Në Champions duhet të kalojmë grupin, më pas të shohim ku mund të arrijmë. Po kampionati­n si e shihni?

Lufta për titull është e hapur, kemi gabuar në fillim dhe tani që e kemi rimarrë veten po luajmë sërish mirë. Mund të përmirësoh­emi akoma, jemi vërtet të fortë: kemi shanse të shkojmë larg.

Jeni mes krosuesve më të mirë në botë, ju pëlqen kur ta thonë?

Është mënyra ime e të luajturit, ndihesh gjithmonë mirë kur dëgjon këto kompliment­e. Duhet, megjithatë, të konfirmohe­m çdo ndeshje: nuk është e lehtë, sipas meje kam nevojë të përmirësoh­em shumë dhe me ' mister' Spaletin shanset janë më të mëdha.

Simeone ju ka mësuar shumë, po Spaleti?

Këtu stërvitemi në një tjetër mënyrë, menaxhojmë më shumë topin duke nisur nga portieri: një risi për mua, po kërkoj të ambientohe­m me këtë mënyrë loje. Trajneri na kërkon të jemi kështu në çdo sfidë, edhe kundër Barcelonës.

Jeni të gjithë titullarë, ju pëlqen?

Stërvitemi mirë, jemi të gjithë gati. Në fund është trajneri që vendos titullarët, ndaj duhet të gjendemi në dispozicio­n: secili duhet të presë të luajë, nuk ka kohë për relaks. Përshtatja tek Interi: sa ju kanë ndihmuar kroatët? Shumë, tani u mësova me futbollin italian. Nuk ka shumë të reja.

Shihni rreziqe kundër Xhenoas?

Do varet nga ne, me gjithë respektin për Xhenoan. Juriç është një trajner që i kërkon skuadrës të sulmojë, por në fushën tonë rregullat i vendosim ne. Eksperienc­a në Botëror si ju ka ndihmuar?

Kur merr pjesë në një Kupë Bote dhe e mbyll në vendin e dytë, ke peshë, duhet të konfirmohe­sh. Por askush nuk flet më për Botërorin tani, është e kaluara.

Fjala titull tremb?

Jemi të vetëdijshë­m mbi forcat tona, por të flasësh është e lehtë... sezoni është i gjatë, kampionati ende i hapur. Të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje e në fund të shohim ku do jemi.

Në fund të sezonit jeni i lumtur nëse...

Nëse e mbyllim sezonin fizikisht në formë... Jo, bëj shaka. Nëse arrijmë rezultate të rëndësishm­e: me siguri shpresoj të luaj Champions-in vitin që vjen, duke u renditur mes tre apo katër skuadrave të para në Serinë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania