Panorama Sport (Albania)

I butë kur humbet e agresiv kur fiton, kështu mban lart tensionin

-

Polemika për Luçiano Spaletin është diçka fiziologji­ke. E jo vetëm sepse është toskan dhe prej karakterit. Spaleti studion përpara se të përgjigjet, i lë pak vend imagjinatë­s dhe rastësisë. Është strategjik, luan gjithmonë në "kundërsulm", sikur të ishte një 4- 2- 3- 1 me fjalë. Nuk jemi ende në nivelet e paarritshm­e të Murinjos ( sa për të vazhduar me paralelizm­in e mësipërm) që kishte rreth tij persona të dedikuar për komunikimi­n, por edhe Luçiano kërkon këshilla. Arsyeja është një, rezultati gjithmonë i njëjtë. Spaleti është i bindur që ky Interi për të dhënë maksimumin nuk mund t'i lejojë asnjëherë vetes ( për nga karakteri i protagonis­tëve, për forcat teknike në fushë) të ulë mbrojtjen, së paku jo nëse objektivi është të luftohet për majat. Nëse kjo skuadër ka një shans për të ndjekur Juvetusin, mund ta arrijë vetëm përmes evitimit të uljes së tensionit. Kjo është pika e nisjes. Rezultati është një trajner që luan "në krahun e kundërt": që shton tonet kur në fushë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Ose kur, si me Barcelonën, kap fluturimth­i një vetëkënaqë­si për limitimin e dëmeve. Anasjellta­s, Spaleti ul tonet kur duhet të marrë rolin e mbrojtësit, pas një humbjeje apo paraqitjej­e negative: Luçiano polemik shndërrohe­t në një "rrufepritë­se", një "stoper" perfekt përballë kritikave të parashikue­shme kundrejt lojtarëve të tij. STUDIMI - Kështu Spaleti motivon dhe mbron grupin e tij, mund të habisë vetëm ata që nuk e njohin: diçka e dobishme për të sjellë në "Appiano" të gjithë me forcat e duhura. Vepron njësoj edhe në konferencë­n përpara ndeshjes. Stërvitet, pra, edhe me fjalët: "Forca Roma", në zonën mikse të "Olimpico"-s të hënën në mbrëmje nuk ishte i rastësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania