Panorama Sport (Albania)

“Në 2010-ën bëra qoka tek Italia, Ronaldo-Juve...”

-

Marçelo Lipi i dhuroi një ëndërr të madhe të gjithë Italisë në verën e vitit 2006, me fitimin e Botërorit në Gjermani, por sot pranon se ka bërë dy gabime gjatë aventurës së tij tek “axurrët”. “Nuk duhej të isha larguar kurrë nga kombëtarja pas Botërorit gjerman dhe nuk duhej të isha kthyer më në stol, për aventurën në Kupën e Botës së vitit 2010. Në Afrikën e Jugut, sot pranoj se shumë prej zgjedhjeve të mia u detyruan nga mirënjohja për disa lojtarë në veçanti, por e vura re me shumë vonesë, fatkeqësis­ht, se mjaft prej lojtarëve që unë thirra kishin dhënë gjithçka, ishin të shtrydhur për kombëtaren”,-shpjegon Lipi, që i kthehet aventurës së tetë viteve më parë. – “Përveçse u preka nga dashamirës­ia, isha edhe i pafat në lidhje me disa lojtarë që humba, si Bufon e Pirlo, apo edhe De Rosi, i cili kishte probleme të mëdha me një prej pulpave të këmbës”. Sot, Marçelo Lipi është trajneri i Kombëtares së Kinës, me të cilën në janar do të luajë Kupën e Azisë dhe më pas do t’i lejojë vetes një pauzë, përpara se të kthehet të stërvitë, ndoshta për herë të fundit. “Me klubet e kam mbyllur gjithmonë, ndoshta me një kombëtare jo, por do pranoja vetëm një përfaqësue­se europiane ose të Emirateve të Bashkuara”. Në fund, nuk kishte se si të mungonte edhe një mendim për dy prej ish-skuadrave të tij. “Juventusi mendoj se ka blerë Ronaldon në momentin e duhur dhe me të është në nivelin e top klubeve. Portugezi ishte i vetmi që mund ta ngjiste Juven në rangun e Realit, Barcelonës e Bajernit, që deri vjet kishte sërish diferenca, por sivjet jo më. Interi? Po rilind falë punës së Spaletit. Luçiano i ka vënë të gjithë përpara përgjegjës­ive dhe mjafton të shohësh zgjedhjen e bërë përpara Lacios, duke hedhur në fushë Zhoao Marion. I ka ndryshuar mentalitet­in kësaj skuadre dhe i meriton këto suksese”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania