Panorama Sport (Albania)

Nga Vinicius tek Asension, si e ndryshoi Solari Realin

I përkohshëm rilindi stilin sulmues të madrilenëv­e

-

Mjaftoi një ndeshje kupe kundër një ekipi "amator" si Melila, por të fituar me 4 gola, që në Spanjë të nisin menjëherë krahasimet mes debutimit të trajnerit të të rinjve, Santiago Solari, dhe të shkarkuari­t Hulen Lopetegui. Ndonëse ky krahasim nuk mund të qëndrojë totalisht, duke parë edhe rivalin e dobët, gjithsesi ishte dëshira e ofruar nga skuadra e Realit në kupë ajo që bëri të nisë një "hetim" në lidhje me ndryshimet e bëra nga Solari, të cilat ndoshta mund të shërbejnë edhe të shtunën ndaj Vajadolidi­t. Vinicius... - Ndryshimi më i madh quhet Vinicius, sepse më në fund braziliani i talentuar e pati një shans dhe e shfrytëzoi. Pas ndeshjes u fol më shumë për të sesa për fitoren e Realit, sepse ai dha pasim për gol, i shkoi pranë realizimit personal dhe zbaviti me lojën e tij, atë që dëshiron tifozëria e Realit. Vinicius ka talent dhe është nga ata lojtarë që mbushin stadiumet, edhe pse është ende larg të qenit një lojtar i kompletuar, ndoshta sa për të qenë titullar fiks i skuadrës në La Liga dhe Champions. Asensio, "9 fals" - Marko Asensio, ose më saktë pozicioni i tij i ri, ishte një ndër risitë e Realit në Melila. Këtë radhë, Asensio luajti në qendër të sulmit, Vinicius dhe Benzema luanin në anësore. Më i lirë dhe më i rrezikshëm, Asensio konfirmoi jo vetëm me golin, por edhe me paraqitjen e tij se ndoshta talenti spanjoll ishte një nga mëkatet më të mëdha të trajnerit Lopetegui, që e shihte thjesht si rezervë. Zgjohet Odriozola - Te Reali qajnë Karvahalin pas dëmtimit të tij, por në Melila Odriozola ishte një "shigjetë" e pakapshme në korsinë e djathtë. Shumë efektiv në fazën sulmuese, më në fund blerja e madhe e verës madrilene tregoi për herë të parë se mund të luajë titullar dhe të garantojë cilësi në fushë.

Të rinjtë duan besim - Sançez dhe Kristo ishin dy lojtarët e marrë nga të rinjtë që debutuan në Melilla. Solari i njeh mirë, i ka drejtuar vetë deri para pak ditësh dhe sidomos Sançez u duk një lojtar interesant. Duke parë që Vajeho e Varan janë të dëmtuar, Sançez mund të jetë një garanci në qendër të mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania