Panorama Sport (Albania)

Roben: Bajern po vuan, nuk duhet të na vijë turp

"Ndaj Fraiburgut do kërkojmë vetëm fitoren për vazhdimësi­në"

-

Në ndeshjen ndaj Rodinghaus­enit, Arjen Roben nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren e vështirë 1-2 ndaj skuadrës që luan në kategorinë e katërt gjermane. Tani holandezi ka folur për formën e skuadrës, e cila është rikthyer te fitoret.

Holandezi 34-vjeçar nuk e sheh skuadrën e tij në formën më të mirë. "Në lojën tonë kemi disa mangësi dhe nuk jemi duke zhvilluar një futboll të bukur", u shpreh Roben në "Amazon Music". "Janë disa arsye përse kjo po ndodh. Skuadra po has vështirësi, por kjo nuk ka të bëjë me mungesë motivimi", tha 34-vjeçari. "Çdo takim e kemi vlerësuar maksimalis­ht, por kjo nuk ka mjaftuar. Duhet të jemi më kritikë ndaj vetes, por në të njëjtën kohë të ruajmë edhe qetësinë. Sigurisht që ka pasur momente kur gjërat shkonin në mënyrën e duhur, këtë e kemi ndjerë edhe vetë ne lojtarët. Por nuk është aspak turp të pranojmë formën jo të mirë që po kalojmë". Fjalët e Roben erdhën dy ditë pas fitores së vuajtur në ndeshjen e kupës ndaj Rodinghaus­enit në transfertë.

FRAIBURGU, KUNDËRSHTA­RI I RADHËS

Ndeshja e radhës do luhet në "Allianz Arena", ku skuadra e Bajernit do të presë në shtëpi Fraiburgun. Roben mendon se kjo ndeshje duhet të fitohet me çdo kusht nga kampionët e Gjermanisë, nëse duan të jenë deri në fund në luftë për titull. "Këto janë ndeshje që duhen fituar me patjetër. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër përveçse trepikëshi­t. Ndoshta ndeshja ndaj Fraiburgut dhe ajo me AEK-un në Champions do të japë një shtysë më shumë për supersfidë­n me Borusian e Dortmundit pas dy javësh", u shpreh holandezi. Ndeshja me verdhezinj­të do të luhet më

datë 10 nëntor, por më parë bavarezët do të luajnë takimin e kthimit me grekët e AEK-ut në Mynih. Në ndeshjen e parë, gjermanët fituan me rezultatin e pastër 0-2 me golat e Martinezit dhe Levandovsk­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania