Panorama Sport (Albania)

Mesfusha pranë kolapsit, ja pse rëndon dëmtimi i Tiagos

-

Bajerni i Mynihut e pagoi shtrenjtë kalimin në turin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas fitores 1-2 ndaj Rodinghasu­enit. Mesfushori spanjoll del i dëmtuar nga fusha pas një ndërhyrjej­e të gabuar të kundërshta­rit. Diagnoza pas ndeshjes: Këputje të ligamentit në kaviljen e djathtë. 27-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaji, këtë e konfirmoi edhe mjeku i skuadrës bavareze, dr.MylerVolfh­art. Lajmi i mirë për skuadrën e Bajernit është fakti se lojtari nuk do të operohet. Dëmtimi do të trajtohet me terapi intensive. Por, mungesa e saktë e tij nuk dihet ende.

PRISHET TRESHJA E MESFUSHËS TIAGO-HAMES-MARTINEZ Mesfushori do të humbasë ndeshjet në shtëpi ndaj Fraiburgut dhe ndaj AEK-ut në Champions, si dhe supersfidë­n me Borusian e Dortmundit që luhet më 10 nëntor në orën 17:30. Në shumë vështrime të para, dëmtimi i Tiagos është një lajm i keq për skuadrën e Bajernit. Motori në mesfushën e bavarezëve tani do të punojë me gjysmë fuqie, pasi spanjolli ishte një nga lojtarët më produktivë në skuadrën e trajnerit Niko Kovaç. Treshja e mesfushës, Tiago-Martinez-Hames, do të humbasë komunikimi­n, kjo edhe për vetë faktin se të tre lojtarët flisnin spanjisht me njëri-tjetrin dhe kuptoheshi­n shumë mirë midis tyre në fushën e lojës.

"TIAGO, NJË HUMBJE E MADHE"

"Dëmtimi i Tiagos është një goditje e madhe për kampionët e Gjermanisë", u shpreh gazetari i njohur gjerman, Uli Kohler. "Ai ishte lojtari që formonte bazën në mesfushën e Bajernit. Kjo u pa edhe në ndeshjet e para të sezonit të ri, ku ai zhvilloi ndeshje perfekte me skuadrën gjermane. Shumë fantazi dhe pasime për shokët e skuadrës ishin çelësi i suksesit në ato pesë ndeshjet e para të kampionati­t".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania