Panorama Sport (Albania)

Rinovim i çmendur, Sterlingut i rritet rroga me 120 mijë paund në javë

-

Rahim Sterling ka arritur një akord verbal për rinovimin e kontratës me Mançester Sitin për 5 vite të tjera dhe nga marrëveshj­a e re do të bëhet lojtari anglez më i paguar në Premier Ligë me 300 mijë paund në javë (120 mijë paund më shumë se kontrata aktuale prej 180 mijë paundësh në javë, së cilës i kanë mbetur edhe 18 muaj nga fundi). Pas muajsh negociata, sulmuesi 23-vjeçar pritet të hedhë firmën në javët e ardhshme. Llogaria e tij bankare do të kalojë 100 milionë paundët e fituara përpara se të mbushë 25 vjeç ( duke përfshirë edhe kontratat e sponsorizi­mit), duke vendosur një tjetër rekord. Burime pranë talentit anglez thanë se ai po përgatitet për të hapur një akademi futbolli në Londër për fëmijët me aftësi të kufizuara.

QETËSOHET PEP – Me blindimin e Sterlingut, Pep Guardiola do të vazhdojë punën i qetë, pasi ish-talenti i Liverpulit konsideroh­et një nga shtyllat e skuadrës së tij. Me rrogën e re, ai bëhet një nga futbollist­ët më të paguar të klubit. Trajneri katalanas e ka përmirësua­r shumë futbollist­in këto dy vitet e fundit, i cili shënoi 23 gola për klubin dhe kombëtaren angleze gjatë sezonit të shkuar kur “qytetarët” fituan titullin duke thyer rekorde të njëpasnjës­hme. Ky ishte edhe biznesi më i mirë që bëri drejtori sportiv Txiki Begiristai­n këto muaj, duke i dhënë fund interesit të Realit të Madridit për lojtarin. Sterling, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2020, e ka pohuar gjithnjë dëshirën e tij për të vazhduar të qëndrojë në “Etihad”, ku ai është përmirësua­r shumë që kur la Liverpulin tri vite më parë. Të vetmet trofe që i mungojnë vitrinës së lojtarit janë ai i Ligës së Kampioneve dhe Kupa FA, të cilat ai beson se mund t’i fitojë me “qytetarët”. I pyetur në këtë kohë një vit më parë, nëse do t’i pëlqente të punonte në një klimë më të butë se ajo britanike, futbollist­i nga Xhamajka pranoi: “Do të ishte bukur të luaja jashtë. Spanja është shumë tërheqëse. Kudo koha është shumë e mirë atje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania