Panorama Sport (Albania)

Çudit Emeri: Vija baste kundër skuadrës sime

“Kam qenë një frikacak, lexoj pa fund për të rritur vetëbesimi­n”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

nai Emeri zbulon për herë të parë se ai vinte baste kundër skuadrës së tij. Dhe e bënte këtë, sepse nuk kishte besim te vetja si futbollist. Në biografinë “Unai Emeri, Mjeshtri”, botuar ditën e enjte, trajneri i Arsenalit rrëfen: “Karriera ime futbollist­ike ishte më shumë e dhimbshme sesa e suksesshme. Deri në një farë mase kisha gjithnjë frikë. T’ju tregoj një shembull. Kur isha një futbollist te Toledo, unë dhe dy shokët e mi vinim gjithnjë baste. Një fundjavë luanim kundër Elkes dhe unë vura për fitoren e tyre, sepse ata ishin favoritë dhe ishte logjike. Vajza që vendoste bastin dhe ishte një tifoze e Toledos më pa e habitur dhe më pyeti: ‘Si mund të vësh bast që të fitojë Elke?’ Mora me të vërtetë një leksion nga ajo. Si mund të luaja një ndeshje që e dija që do ta humbja. Ky ishte momenti i kthesës së procesit të vetëbesimi­t tim”. Tekniku 46- vjeçar vazhdon ende të lexojë libra vetëmotivi­mi për ta ndihmuar që të përballojë presionin e menaxhimit, edhe pse te Sevija u shndërrua në një fitues serial.

FRIKACAK – Ndërsa vetëbesimi i trajnerëve rivalë si Zhoze Murinjo te Mançester Junajtid dhe Jyrgen Klop te Liverpuli apo Pep Guardiola te Siti buron nga çdo pore e tyre, Emeri pranon se ai nuk është shumë krenar për mënyrën sesi e ka përballuar presionin dhe frikën gjatë jetës. “Kur isha një futbollist, të gjitha presionet që ndieja për të bërë detyrat e mia më shkaktonin shumë ankth. Nuk dija si ta absorboja atë dhe më mungonte dikush që të më mësonte sesi t’i kontrolloj­a emocionet. Një herë pranova se jam një ‘ frikacak’, edhe pse mendoj se e kam ekzagjerua­r pak. Por nuk dija sesi ta menaxhoja këtë aspekt si futbollist, kështu që kur u bëra trajner, ia kisha borxh vetes që të punoja për këtë me lojtarët e mi, sepse me mua askush nuk e bëri”. Ish-shoku i tij i skuadrës te Toledo, Alberto Benito, kujton: “Unai ishte një mesfushor krahu i shpejtë, i fortë teknikisht me topin në këmbë, por i mungonte diçka psikologji­kisht. Sapo ishte nën presion, nuk e përballont­e dot”.

KARRIERA – Emeri ishte vetëm 32 vjeç kur nisi trajningun me skuadrën e Lorka Deportivos në 2004 dhe u katapultua më pas me Almerian,

Valencian, Spartakun e Moskës, Sevijen dhe PSG-në, përpara se të zëvendëson­te Arsen Vengerin tek Arsenali në maj. Trajneri i qetë bask ka sjellë shumë ndryshime në “Emirates”, përfshirë edhe kujdesin e veçantë që tregon për psikologji­në e lojtarëve dhe përgatitje­n e tyre fizike. “Frikërat e mia si futbollist më kanë ndihmuar që të mësoj sesi të menaxhoj presionet e të qenurit trajner dhe punën time me lojtarët. Jam mbështetur shumë edhe në librat për vetëbesimi­n. Shumë nga ajo që kam mësuar nga leximi e aplikoj te

lojtarët. U kam ofruar libra gjithnjë edhe futbollist­ëve, edhe pse jo të gjithëve. Në sezonin tim të parë te Valencia bleva dy libra për çdo lojtar. Por kisha 30 futbollist­ë në skuadër dhe e dija që jo të gjithë ishin të interesuar. Kështu që u thashë: ‘ Kam blerë dy libra për secilin nga ju. Kush do, le të vijë t’i marrë në zyrën time’. Jo e gjithë skuadra erdhi, por shumë prej tyre po. Ishte një moment që më bëri shumë të lumtur. Në të gjitha skuadrat që kam drejtuar, lojtarët më kanë kërkuar t’u rekomandoj libra, veçanërish­t Huan Mata te Valencia”.

 ??  ??
 ??  ?? Janis, Blomqvist dhe Blendi në picerinë e tyre 450 Gradë
Janis, Blomqvist dhe Blendi në picerinë e tyre 450 Gradë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania