Panorama Sport (Albania)

Pogba: Murinjon nuk e kam shok, por për Junajtid do jap gjithçka

-

Pol Pogba këmbëngul se ai dëshiron të vazhdojë të qëndrojë te Mançester Junajtid, pavarësish­t marrëdhëni­eve me Zhoze Murinjon dhe e ka përshkruar “Old Trafford” përgjithmo­në si shtëpinë e tij. Mesfushori francez ka një mori mosmarrëve­shjesh me trajnerin portugez, të cilat këtë sezon kulmuan me sherrin publik në stërvitje. Gjithçka u fiksua nga kamerat, por kampioni i botës këmbënguli më pas se gjithçka ishte një keqkuptim. Megjithatë, zërat për një largim të tij të dytë nga “Teatri i Ëndrrave” vazhdojnë dhe pritet të jenë aktive deri në merkaton e verës së ardhshme, edhe pse 25-vjeçari thekson se ai është i lumtur në Mançester dhe e konsideron atë shtëpinë e tij të parë. Për shërbimet e kampionit të botës interesohe­n Barcelona dhe ish-klubi i Juventusit. Por as Reali i Madridit dhe PSG-ja nuk do të qëndronin duarkryq nëse do të paraqitej mundësia e një transferim­i të klientit më të rëndësishë­m të Mino Raiolës në këto momente. Gjatë një interviste që Pogba lëshoi dje për sajtin francez “RMC Sport”, ai ritheksoi dashurinë për klubin e “djajve të kuq”: “Të rikthehesh­a te Mançester Junajtid është sikur të vija në shtëpi. Kjo ka qenë gjithnjë shtëpia ime dhe do vazhdojë të jetë”. Një deklaratë e tillë është komentuar nga mediat angleze si një kthesë e ëmbël e Pol në favor të qëndrimit të tij në klub, pasi më parë kishte lëshuar vetëm deklarata enigmatike, të cilat tifozët e Junajtid i merrnin më shumë si një divorc. “E ardhmja ime është aktualisht në Mançester. Unë kam një kontratë. Po luaj këtu për momentin, por kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi për “Sky Deutschlan­d” pak kohë më parë francezi. MURINJO – I pyetur nga “RMC Sport” për marrëdhëni­et e tij aktuale me trajnerin Murinjo, ylli i “Les Bleus” tha se ata nuk janë miqtë më të mirë, por ato janë korrekte: “Ne kemi një marrëdhëni­e të pastër trajner-futbollist. Një gjë mund t’ju siguroj juve: Unë do të jap gjithnjë 100%. Pavarësish­t se kush do të jetë trajneri, unë do të jap gjithçka. Nuk mund të them më shumë”.

JUVENTUSI – Nuk mungojnë as deklaratat e dashurisë për Juventusin, ish-klubit nga i cili u rikthye në Mançester në 2016 për shifrën rekord të 89 milionë paundëve dhe që javën e ardhshme do të rikthehet për herë të parë në Torino si kundërshta­r në Champions. “Unë e prisja që të ishim në të njëjtin grup, është një çmenduri. Kisha folur për këtë me vëllanë që në verë. I thashë: ‘Imagjino sikur të biem në të njëjtin grup me Juven’. Për mua është një kënaqësi. Torino është shtëpia ime e dytë, atje ku shënova golin tim të parë si profesioni­st. Dëgjohem me Kuadradon, Dibalën dhe Bonuçin herë pas here. Jemi si një familje, kështu që sigurisht që vazhdoj t’i ruajmë kontaktet. Kur punon me lojtarë si Pirlo, Xhixhi Bufon apo Kielini, ti vetëm mund të mësosh. Çdo ditë në stërvitje ti përpiqesh t’i shikosh. Edhe kur je një lojtar i konfirmuar, nga këta lloj burrash ti vetëm mund të mësosh”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania