Panorama Sport (Albania)

Dibala-Hames, rokada synohet që në janar

Juventusi nuk pranon të heqë dorë nga Paulo, por është gati të presë kolumbiani­n

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

aulo Dibala është ob jektivi kryesor i Ba jernit të Mynihut, por duke parë të gjitha dëmtimet, të cilat skuadra gjermane po has në këtë fillimsezo­ni, tashmë gjigantët e Bundesligë­s po bëjnë një presion total te Juventusi, për ta pasur argjentina­sin që në merkaton e janarit dhe jo më në verën e ardhshme. Sipas medias bavareze, tashmë krisja totale me Hames Rodrigezin nuk duket se do të mund të qepet më, prandaj duke parë edhe dëshirën e lojtarit apo edhe të menaxherit Zhorzh Mendez për t’u larguar nga Mynihu, edhe Bajerni po shtyn për ta bërë të mundur këtë tratativë që në merkaton e dimrit. Ideja e parë për të mos hyrë në shifra konkrete dhe bisedime të tejzgjatur­a që presidenti Uli Hënes dhe shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige, po mendojnë, është ideja e një shkëmbimi kokë më kokë në janar mes Dibalës dhe Hamesit, për t’i thelluar gjerat në verë. Gjithsesi, kjo ide e parë pas idesë konkrete të hedhur nga bavarezët duket se është shtyrë nga Juventusi, ndonëse Bajerni nuk heq dorë. Sipas “Bild”, e cila vazhdon ta ndjekë me shumë interes këtë çështje, ata janë gati që t’ua lejojnë bardhezinj­ve Hames Rodrigezin që në janar, duke marrë përsipër edhe pagën e futbollist­it, që të paguhet prej tyre, por në të njëjtën kohë edhe pagesën e plotë të rrogës së Paulo Dibalës, nëse italianët do të lejojnë argjentina­sit të zbarkojë në “Allianz Stadium”. Por sërish, edhe ky kusht duket se nuk tundon aspak krerët juventinë. Fakti që Paulo Dibala tashmë ka gjetur ritmin e duhur në këmbët e tij dhe për më shumë ka rritur bashkëpuni­min me Kristiano Ronaldon, por mbi të gjitha duke parë edhe objektivin e “Zonjës së Vjetër” për të synuar me çdo kusht Ligën e Kampioneve, ata nuk duan që të humbin një lojtar si Dibala, që njeh idetë e lojës së skuadrës dhe që është

shumë i rëndësishë­m për skemat e trajnerit Masimilian­o Alegri. Gjithsesi, Bajerni do të vazhdojë të këmbëngulë mbi shkëmbimin e mundshëm Dibala- Hames, që në merkaton e dimrit, ndoshta duke vënë në tavolinë edhe disa miliona euro.

MARÇELO LIPI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania