Panorama Sport (Albania)

Dënohet Tirana, pa tifozë ndaj Skënderbeu­t

Halili zbret në fushë, takim kokë më kokë me Likën dhe Dajën

- OLSI AVDIAJ

Tirana mund të mar rë frymë lehtësisht! Komisioni i Disiplinës dënon me dy javë ekipin bardheblu, pas pushtimit të fushës nga ana e tifozëve në ndeshjen me Kukësin. Vendimi është publikuar të premten paradite, por i argumentua­r si rast dhune nga ana e tifozëve të Tiranës. "KF "Tirana", për dështimin në përmbushje­n e përgjegjës­ive, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/ 3/ a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2( dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës", thuhet në vendimin e Disiplinës. Komisioni juridik ka vënë "dorën në zemër", duke mëshiruar Tiranën, e cila do të luajë vetëm me Skënderbeu­n pa tifozë, pasi në derbi mund të luhet me tifozë, edhe pse Tirana është udhëtuese. Gjithsesi, dënimin në ndeshjen e dytë, Tirana mund ta shlyejë duke paguar gjobën dhe duke pasur tifozët në stadium. Një pikë e diskutuesh­me e vendimit të Disiplinës është fakti se çfarë do të thotë akt dhune dhe çfarë jo dhe nëse konsideroh­et akt dhune, sulmi psikologji­k i lojtarëve, pasi nëse konsideroh­et akt dhune nga Disiplina, sjellja e tifozëve atëherë, Tirana dhe tifozët e saj duhet të dënohen sipas pikës B të nenit 66/3 dhe bardheblut­ë duhet të ndëshkohes­hin të paktën katër javë. Gjithsesi, vendimi është marrë dhe Ti-

rana dhe tifozët e saj do të takohen shumë shpejt në "Selman Stërmasi".

REFIK HALILI - Edhe pse kishte përfunduar stërvitja e djeshme, afër ngrysjes në "Skënder Halili" shfaqet presidenti Refik Halili. Numri një i bardhebluv­e, i cili u ndal te dalja e dytë e dhomave të zhveshjeve të "Skënder Halilit" ka takuar një nga një të gjithë lojtarët. Më shumë, Halili qëndroi me dyshen Ilion Lika dhe Asion Daja, me të cilët diskutoi në këmbë për më shumë se 15 minuta. Vizita e presidenti­t dy ditë para sfidës me Luftëtarin konsideroh­et si një forcë më shumë. Halili duket se ka dashur t'u japë zemër lojtarëve, ndonjëri edhe i habitur pas sfidës me tifozët. Pse jo, për të parë nga afër punën e Ardian Memës...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania