Panorama Sport (Albania)

Gega: Partizan i frikshëm, s’na ndalin dot as aleancat

"Presioni ynë i vetëm, mbështetja nga Vermoshi deri në Sarandë"

- ILIR CARA

Trajneri Skënder Gega, në daljen e djeshme para mediave pohoi se Partizani është i vendosur për fitore edhe me Laçin. Ai sqaroi edhe disa çështje që kanë lidhje me "demat", si dhe thumboi rivalët, pasi flitet se kanë nisur të japin premio për skuadrat që ata ndeshen.

A mendoni se do ta vazhdoni vazhdimësi­në pozitive ndaj Laçit?

Vazhdimësi­a është e vështirë në futboll. Ajo është shumë e rëndësishm­e, prandaj ne gjithmonë flasim që t'i marrim ndeshjet një nga një. Kështu mund të ruajmë paraqitjen dhe rezultatet pozitive në të njëjtën kohë. Për fat të mirë, deri tani gjërat kanë ecur si duhet dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga faza e parë, pasi luajmë në shtëpi e fushë më të mirë. Do kemi edhe tifozët përkrah. Jemi gati. E kemi studiuar lojën e Laçit ndaj Skënderbeu­t, por edhe në momente të tjera më të mira.

Mos vallë u vu re lodhja fizike ndaj Kastriotit dhe ka nevojë për njëfarë rrotacioni në skuadër?

4shtë e vërtetë që kemi pasur lodhje. Një pjesë lojtarësh ka luajtur vazhdimish­t. Ata e kanë mbajtur peshën më të madhe, sepse ky grup lojtarësh e ka dërguar Partizanin në vendin e parë, i ka dhënë ritmin e duhur skuadrës, por edhe ka qenë gjithë kohës nën presion. Me lodhjen e tyre jemi këtu. Do të mundohemi të rikuperohe­mi.

A ka pakënaqësi në skuadër sa i takon mosaktiviz­imit? Përflitet se Mensah ka pretendime të këtij lloji.

Zyra e një trajneri si unë është fusha. Ju si gazetarë keni zyrat përkatëse në redaksi. Edhe ju bisedoni me drejtuesit që keni sipër vetes, edhe unë të njëjtën gjë bëj me lojtarët. Kjo është krejt normale. Jam lideri në drejtim të skuadrës dhe e kam për detyrë t'i sqaroj lojtarët, t'i sheshoj gjërat. Në fund, për të vendosur jam unë personi i ngarkuar nga klubi. I trajtoj të gjithë njëlloj, e kam thënë edhe herë tjetër. Partizani është familje e madhe, nuk i përket një personi. Do mundohem të fusim frymën e kolektivit. Deri tani ka shkuar çdo gjë mirë. Vazhdimish­t do të ndodhë që të ketë lojtarë që kërkojnë sqarime, që duan më tepër minutazh. Këto janë gjëra brenda familjes.

A po mendoni për për-

forcime, sidomos në sulm pasi kanë dalë edhe emra?

Unë kam lexuar diçka në media. Ato informacio­ne s'kanë dalë nga goja ime, as nga klubi. Do të piketojmë diçka për të ardhmen, diçka më të mirë, ose që mund të na ndihmojë. Patjetër, emrat do të dalin shumë shpejt. Ne i kemi sulmuesit, edhe mbrojtësit. Ky është grupi që na ka dërguar në vendin e parë. Më 1 janar merkato hapet për të gjithë. Nëse vjen dikush, kjo do të duket. Se cilët janë emrat, se kush i zbulon i pari, ky është "kampionati" juaj, i gazetarëve.

Tirana mori dënim 2-javor të tifozëve, sikurse ndodhi

me ju. A mendoni se ka barazi nga FSHF-ja në këtë drejtim?

Nuk mund të jap koment për këtë gjë. Ligjërisht vendos Komisioni i Disiplinës. Unë i qëndroj bindjes se dënimi kolektiv, të paktën ndaj tifozëve të Partizanit herën e fundit, ishte i padrejtë. 4shtë një e kaluar, shpresojmë që tifozët të vijnë të dielën e të na mbështesin. Ne i kemi sytë nga ata. Në një teatër pa spektatorë, edhe në shfaqje, cilido aktor nuk mund të japë 100=.

Shpërblime­t e të tretëve fillojnë në fazën e katërt. A mendoni se Partizani i ka shqetësuar rivalët, që kanë

nisur me premio të tilla?

Ky është menaxhimi i tyre. Personalis­ht nuk kam asnjë lloj kompleksi sesi i shtyjnë Skënderbeu­n apo Laçin ekipet e tjera, që janë konkurrent­ë me ne. Secili ka mënyrën e vet të menaxhimit. Edhe ne kemi pasur premio për të fituar, nuk na kanë munguar asnjëherë ato. Flas për gjëra ekstra, që nuk parashikoh­en në kontratë, por janë përdorur nga presidenti për të bërë gjëra sa më të mira. Ne do të bëjmë tonën, të tjerët nuk mund t'i pengojmë të përdorin edhe kësi metodash.

Pyetja ishte se ata paguan Kastriotin për t'ju ndalur

Oh, më vjen keq, nuk kisha parasysh këtë gjë. Nuk kam koment për këtë. Nuk mund ta analizoj këtë gjë, sepse nuk kam asnjë lloj kompetence dhe të drejte. Kjo nuk është puna ime. Kësi gjërash duhet të ndiqen nga dikush tjetër, jo nga unë. Nëse e bëjnë, është mënyra e tyre: me lekë, me mbështetje, me politika aleancash. Njerëzit kanë aleancat dhe miqësitë e tyre. Kanë ngjyrat e veta. Partizani mbase është bërë i frikshëm, por kjo nuk na vë në gjumë, përkundraz­i, na fton të forcohemi më tepër. Kjo është ideja.

Partizani është më në fokus se Skënderbeu kampion

këtë sezon. A mendoni se po ushtrohet shumë presion ndaj jush?

Asnjë nga ne nuk jemi shtyrë për superlativ­a, as për presione. Partizani është një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit shqiptar. Ka tifozë nga Vermoshi deri në Sarandë, pa fund. Ky është presioni. Të gjithë njerëzit, kë të takosh në rrugë sot, të shprehin një mbështetje, një dashamirës­i. Kjo situatë të bën të ndihesh mjaft mirë, por edhe presioni është i pashmangsh­ëm. Ne duhet ta menaxhojmë gjithçka brenda klubit, të qëndrojmë me këmbët në tokë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania