Panorama Sport (Albania)

Laçi, Memelli për mrekullinë e tretë

-

Dy fitore radhazi dhe një vetëbesim për të bërë gjëra të mëdha. Laçi i trajnerit Migen Memelli do të kërkojë të ndalë kryesuesit, Partizanin, në të njëjtin stadium ku ia doli të thyejë Skënderbeu­n me rezultatin e pastër 2-0. Ky triumf ka karikuar edhe më tepër bardhezinj­të për "demat", teksa grupi është i plotë. Rikthimi nga dëmtimi i kroatit Nikola Eller ka shtuar edhe më shumë konkurrenc­ën në repartin e mesfushës. I vetmi dyshim i Memellit është pikërisht një vend në mesfushë, ku në balotazh duken Jonuzi dhe Eller. Pritet që skema ndaj Partizanit të jetë 4-2-3-1, me udhëzime specifike për të bllokuar mesfushën e të kuqve e për më tepër, krahët me lojtarë të shpejtë si Asani dhe Mala. Fangaj dhe Sefgjini do të kenë shumë punë sot, por gjithsesi te Laçi janë të bindur se nëse luajnë si ndaj Skënderbeu­t, atëherë do të kenë shanse për një rezultat pozitiv. Në ndeshjen e fazës së parë në Laç, gjithçka u mbyll pa gola. Në këtë takim skuadrat vijnë më në formë se kurrë, paçka se ka diferenca në pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania