Trajneri fsheh titullarët, dilema në sulm

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Një ditë para sfidës me Laçin, të kuqtë u shpërngulën në kompleksin "Pepa" në Elbasan për të kryer seancën e fundit stërvitore në një fushë me bar natyral. Situata në kampin e kuq duket optimiste, me teknikun Gega që para nisjes së stërvitjes për afro 10 minuta diskutoi me lojtarët rreth përballjes me Laçin. Më pas, ekipi kreu ushtrimet e zakonshme, ku rëndësi iu kushtua goditjeve në drejtim të portës. FORMACIONI - Partizani pak a shumë e ka krijuar një ide rreth titullarëve, ku shumë pak ndryshime kanë ndodhur nga java në javë. Gega u mundua që ta "fshehë" formacionin përpara sfidës me Laçin, teksa përzjeu "kartat" në stërvitje, me Gojkoviçin që mund t'i rrëmbejë vendin Atandës në qendër të mbrojtjes, repart që pritet të përbëhet nga Belica, Trashi dhe Ibrahimi. Telushi dhe Hila priten si gjithnjë në qendër të mesit të fushës, ndërsa ka disa dilema në fazën ofensive. Bardhi pritet të jetë sërish "pykë", ndërsa pas tij në mbështetje mund të jetë Mala. Krahët mund t'i besohen Çinarit dhe Asanit. Por, një tjetër mundësi është që Mala të luajë në krah, duke ulur Çinarin në stol, ndërsa në ndihmë të Bardhit mund të aktivizohet një midis Mensah dhe Hebajt. Mesa duket, dilemat më të mëdha të Gegës janë te ndihmësi i Bardhit në sulm, ku ekzistojnë disa alternativa. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.