Panorama Sport (Albania)

"Duhet të zgjidhim problemin e golit"

-

Kur nuk vjen fitorja, cila është zgjidhja. Ardian Mema pranoi dje se ekipi duhet të dalë nga ngërçi. "Nëse do të bësh një kronologji të ndeshjeve, kemi pasur mundësi nga më të ndryshmet për të fituar. Trajneri të çon te porta, nuk e bëjmë golin ne, as unë, as ti. Aspekti psikologji­k është frenues te lojtarët, sidomos në pozicionin ku ndodhet Tirana. Lojtarët humbin përqendrim­in para portës, ngaqë nuk besohet shumë te vetja. Duhet ta ndalojmë këtë dhe kjo është biseda që kam bërë me futbollist­ët. Duhet të shkojmë me përqendrim maksimal para portës për të shënuar gol. Tirana i ka pasur të gjitha mundësitë për t'i fituar ndeshjet. Këtë nuk e them unë, por e thonë ndeshjet e luajtura. Ju më thoni çfarë zgjidhjeje ka dhe unë ju them se duhet të punojmë shumë para portës për të zgjidhur situatat e lojës dhe ndeshjet. Ne kemi pasur mundësi nga më të ndryshmet edhe në pjesë të parë. Është në punë në vazhdimësi, nuk vjen me punën e bërë sot apo nesër. Mendoj se një fitore do e lironte ekipin goxha dhe mund të shprehet ndryshe", deklaroi Mema.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania