Panorama Sport (Albania)

Shiten 3 mijë bileta në Korçë

-

3000 bileta janë shitur në Korçë për këtë takim, teksa pritet që pjesëmarrj­a të jetë e madhe për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtari­t. Këtë herë nuk është vetëm rivaliteti i ekipeve dhe tifozërive ajo që shtyn sportdashë­sit të jenë në stadium, por edhe ish-trajneri Ilir Daja që vjen si kundërshta­r në krye të vlonjatëve. Pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë, madje nga sa kanë bërë me dije burime pranë tifozërisë korçare, do të ketë edhe koreografi të veçantë dhe mbi të gjitha, banera falënderue­s, por edhe ngacmues për trajnerin e Skënderbeu­t. Pritet kështu, që ndeshja të jetë e një niveli të lartë, jo vetëm për atë çka pritet në fushë, por mbi të gjitha edhe për atë që do të ofrojnë tifozët në shkallët e stadiumit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania