Panorama Sport (Albania)

Daja rikthehet në Korçë: Dua t’i mund me Flamurtari­n

“Marrëdhëni­e pozitive me qytetin, të mësuar me mungesat”

- ERMAL SIKA

lir Daja nuk është nos talgjik për të shkuarën. 27 maji ka qenë hera e fundit që u shfaq në Korçë përpara tifozërisë vendëse, por rikthimi tashmë si kundërshta­r nuk do të thotë ndonjë emocion për trajnerin e vlonjatëve. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Daja e cilësoi të vështirë ndeshjen e sotme, por tha se kërkon të dalë me pikë. Numri një i pankinës vlonjate foli me shpresa për zgjidhjen e çështjes “Kale” pas ndërprerje­s së kampionati­t.

Riktheheni në një qytet ku keni punuar një vit e gjysmë dhe keni fituar gjithçka. Çfarë ndjesie keni? E keni menduar momentin kur do të futeni në stadium?

Sigurisht që nuk është si të gjitha fushat e tjera. Është hera e parë që unë shkoj në Korçë pas atyre që ju përmendët. Nuk po i përmend vetë, pasi kanë qenë meritë e të gjithëve bashkë. Shkoj si kundërshta­r, si trajner i Flamurtari­t dhe shkojmë me idenë e qartë se nëse duhet që të marrim rezultat pozitiv në Korçë, përveçse duhet shumë vlerësim, duhet të jemi edhe të fortë nga ana psikologji­ke për të menaxhuar drejt ato vlera që ne kemi.

Kur u larguat nga Skënderbeu pati njëfarë zhgënjimi te tifozët korçarë. Çfarë prisni, t’ju duartrokas­in apo jo?

Do t’i ndaj pak, pasi të flas për veten nuk është në ato pjesë që mua më kënaq. Unë

do të thosha që hera e fundit që kam qenë në Korçë si trajner ka qenë data 27 maj dhe tifozët më kanë pritur jashtëzako­nisht mirë. Ka qenë edhe 30 maji, por kësaj radhe kemi qenë në Elbasan ku prapë kam pasur mbështetje­n e tifozëve. Kësaj here shkoj si trajner i Flamurtari­t me korrektësi­në më të madhe, pasi më mbaroi një kontratë në Korçë dhe kësaj radhe më pëlqente të vazhdoja një sfidë të re. Jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.

Një barazim në Korçë do të ishte pozitiv për Flamurtari­n apo do tentoni fitoren?

Skënderbeu, jo vetëm në këtë kampionat, por ka gati dekadën e fundit që kryeson kampionati­n shqiptar sepse ka shtatë tituj të fituar. Është një fushë shumë e vështirë përsa i përket aspektit sportiv. Është një ekip që deri në këto momente ka treguar se ka një formë të mirë sportive, pavarësish­t se vjen nga një humbje në Tiranë me Laçin. Besoj se edhe ata do të bëjnë maksimumin që të mos pësojnë dy humbje radhazi, por edhe ne kemi objektivat tona. Duke e vlerësuar maksimalis­ht, do t’i gjejmë ato pika të forta që Skënderbeu ka, mbi

të cilat kemi punuar këto dy ditë që kemi pasur në dispozicio­n për të arritur qëllimin që kemi për të marrë pikët në Korçë.

Cilat janë mungesat që keni ndaj Skënderbeu­t?

Nuk përbëjnë ndonjë lajm mungesat, pasi gjatë gjithë kohës kemi luajtur jo me të gjithë kontingjen­tin që kemi në dispozicio­n. Shpresoj që ata që do hidhen nesër (sot) në fushë nuk kanë nevojë për motivim sepse dihet që në një fushë si ajo e Skënderbeu­t ku luhet futboll, të gjithë kanë qejf që të japin maksimumin. Ajo që na takon ne si staf është që lojtarët t’i përqendroj­më te detyrat taktike në mënyrë që loja të mos udhëhiqet nga doza emocionale, por nga logjika sportive.

Çfarë të rejash kemi për çështjen “Kale”, do e paguajë klubi dëmshpërbl­imin te Kukësi?

Me informacio­nin që kam deri në këto momente, Kale vazhdon të mos jetë as nesër (sot) në ndeshjen që kemi në Korçë. Mund të kemi diçka pozitive pas ndërprerje­s së kampionati­t. Kjo mbetet për t’u parë, por thashë që Kale mungon nesër ( sot) në stadiumin “Skënderbeu”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania