Panorama Sport (Albania)

Torasa OK, Alvesh nuk ia del ndaj Skënderbeu­t

-

Flamurtari u ka dhënë dje fund përgatitje­ve për ndeshjen e sotme me Skënderbeu­n, që luhet në stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar dje paradite në Vlorë, ndërsa gjatë pasdites ekipi vlonjat u nis drejt Korçës për t’u akomoduar në pritje të përballjes së sotme, e vlefshme për javën e 13-të. Në Korçë, vlonjatët shkojnë me një mungesë të sigurt. Danilo Alvesh nuk do të jetë në dispozicio­n të trajnerit Ilir Daja për shkak të dëmtimit dhe nuk ia ka dalë që të rikuperohe­t. Mirëpo, ka lajme të mira për Torasën. Lojtari dje u rikthye në stërvitje me ekipin pas një dite pushim dhe gjasat janë që sot ta nisë që nga minuta e parë këtë përballje, duke u vënë në dispozicio­n të trajnerit dhe skemave të përgatitur­a për të përballuar me sukses transfertë­n korçare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania