Panorama Sport (Albania)

Koliçi: S’na kënaq një pikë, dalim me kokën lart

-

Enea Koliçi nuk është i kënaqur me një pikë në ndeshjen e sotme me Skënderbeu­n. Portieri vlonjat thotë gjithashtu se korçarët janë një nga ekipet e forta të kampionati­t shqiptar. “Skënderbeu mbetet një nga ekipet e forta të Superiores. Edhe kur kam qenë pjesë e ekipit të Kukësit kemi pasur shumë vështirësi, sidomos brenda në Korçë. Ne jemi gati për këtë ndeshje duke u përgatitur në dy ditët që kemi pasur në dispozicio­n. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë të dalim me pikë nga kjo transfertë. Nuk kënaqemi kurrë me një pikë, pasi gjithmonë futemi për fitore. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet të dalim me kokën lart nga kjo ndeshje dhe duhet të marrim pikë të plota”, shprehet Koliçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania