Panorama Sport (Albania)

Rama: Vlora do të ketë stadium të ri

-

Vlora do të ketë një stadium të ri. Lajmi për vlonjatët është dhënë dje nga Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në pallatin e sportit në Vlorë, ku u prezantua buxheti për vitin 2019. “Nuk e kam harruar, por jemi duke punuar për të filluar ndërtimin edhe të stadiumit të ri të Flamurtari­t. Është një projekt që nuk përfshin vetëm stadiumin, përfshin edhe rindërtimi­n e këtij pallati, ashtu sikundër edhe një kompleks sportiv. Nuk diskutohet që Vlora meriton të ketë një pol sportiv dinjitoz, siç e ka aktualisht Korça, do ta ketë edhe Vlora. Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat edhe në stadium për të parë Flamurtari­n. Por që të ndodhi kjo, duhet t’u bëjmë grave dhe vajzave dhe familjeve një stadium modern”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania