Kamza do kthesën, e drejton një trajner... portierësh

Vashaku: Kemi vuajtur mungesat, ndaj Kastriotit për tri pikë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Kamza që pas ditës së mërkurë, kur dhe humbi ndeshjen me Teutën, ka mbetur pa trajner dhe do të udhëtojë ndaj Kastriotit me Vashakun në krye. Përgatitësi i portierëve ka komentuar për “Panorama Sport” situatën aktuale. “Unë jam bërë pjesë e kësaj familjeje që kur kam luajtur futboll me Kamzën si portier. Ruaj kujtime mjaft të bukura dhe nostalgjia për këtë klub më ka bërë që të rikthehem përsëri”, tha fillimisht Vashaku, i cili më tej ka vijuar: DEVOLLI E DURO – “Si Devolli po ashtu edhe Duro kanë qenë mjaft të përkushtuar ndaj ekipit. Janë munduar me të gjitha mënyrat për të futur te futbollistët idetë e tyre lidhur me organizmin e një ndeshjeje, mënyrën e lojës, por kjo nuk ka ecur si duhet. Ndoshta koha e pamjaftueshme në dispozicion, por edhe mungesat e shumta pothuajse në çdo ndeshje ku skuadra ka luajtur e përgjysmuar, kanë ndikuar që edhe rezultatet të mos ishin ato që priteshin”. TRAJNER I PARË – “Kjo e sotmja do të jetë një përvojë e re për mua. Ndihem i emocionuar, pasi asnjëherë nuk kam drejtuar një skuadër. Do të jetë edhe një përgjegjësi më e madhe. Ajo që më bind për ta drejtuar Kamzën sot do të jetë ndihma e një trajneri në fushë, siç është Sebino Plaku. Ai do të jetë jo vetëm kapiten i skuadrës, por do ta drejtojë ekipin edhe gjatë ndeshjes si një trajner”.

PËRGATITJET – “Skuadra ka pasur në dispozicion vetëm 3 seanca stërvitore, por duke qenë se ka lojtarë me përvojë e profesionistë, ata i dinë vetë detyrat stërvitore. Me Plakun kemi bashkëpunuar për të ndërtuar 11-shen e sotme. Synimi? Sigurisht që Kamza ka emergjente nevojën e pikëve dhe ne atë synojmë, fitore dhe trepikëshin. Jemi munduar të hedhim në fushë lojtarët me performancë më të lartë dhe që janë në gjendje optimale”, deklaroi Vashaku. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.