Panorama Sport (Albania)

Mungon vetëm Melo, rikthime të rëndësishm­e ndaj Teutës

-

Kukësi ka vuajtur shumë prej dëmtimeve, duke mos e lënë të qetë trajnerin Cungu, të cilit çdo javë i është dashur të improvizoj­ë në formacion. Por kjo javë është më e stabilizua­r sa i përket titullarëv­e, pasi edhe Donjet Shkodra është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm ndaj Teutës. Gjithashtu, një rikthim shumë i rëndësishë­m është ai i kapitenit Shameti, i cili vuan nga një problem në gju. Kapiteni është rikthyer në stërvitje me grupin, por nuk mund të thuhet se është në 100 % të formës. Dilemat janë të mëdha nëse do ta nisë nga minuta e parë apo do të jetë në dispozicio­n të Cungut nga stoli. Ndërkohë, me ritme të shpejta për rikuperim po ecën edhe mbrojtësi i majtë, Simon Rrumbullak­u, i cili ka nisur stërvitjen me grupin. Problemet fizike i kanë lënë pas edhe Maliqi e Dzaria. Mungesa e vetme është ajo e braziliani­t Melo për shkak kartonësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania