Goditet arbitri në Cërrik, Besa ruan kreun

ifozët lëshojnë sende të forta ndaj Llupit, ndeshja ndërpritet për katër minuta

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN MIRAKA

Turbina ka humbur në fushën e vet 0-2, duke pësuar një tjetër disfatë. Vendësit kanë pësuar dy gola, por kanë goditur edhe dy herë shtyllën, duke qenë të pafat. Kavajasit kanë marrë një 3-pikësh të çmuar në Cërrik, duke vazhduar të kryesojnë grupin e jugut. Drejtuesit cërrikas bashkë me tifozët vendës...

Turbina ka humbur në fushën e vet 0-2, duke pësuar një tjetër disfatë. Vendësit kanë pësuar dy gola, por kanë goditur edhe dy herë shtyllën, duke qenë të pafat. Kavajasit kanë marrë një 3pikësh të çmuar në Cërrik, duke vazhduar të kryesojnë grupin e jugut. Drejtuesit cërrikas bashkë me tifozët vendës, kanë kontestuar gjykimin e treshes nga Fieri me kryesor Kreshnik Cjapin. Ndërkaq, është rikthyer dhuna ndaj arbitrave në Kategorinë e Parë. Në minutën e 75- të, tifozët vendës kanë goditur me sende të forta asistentin Ilir Llupi dhe takimi është ndërprerë për katër minuta. NDESHJA

Takimi ka nisur i qetë dhe pa raste për shënim, por me një Turbinë më kërkuese. Do të vinte minuta e 22- të dhe Cara i Besës është penguar në zonë nga mbrojtësit e Turbinës. Gjyqtari Cjapi nuk ka hezituar, megjithëse protestat e lojtarëve vendës nuk kanë munguar. Çekiçi nga pika e bardhë ka shënuar, por kryesori e ka anuluar gjuajtjen, pasi lojtarët kanë hyrë në zonë. Në gjuajtjen që ka përsëritur, Çekiçi ka gjuajtur sërish saktë dhe ka shënuar. Vendësit kanë reaguar dhe kanë qenë pranë golit me anë të Eyoh, por ky i fundit ka gjuajtur mbi traun e portës. Në minutën e 35- të, Çekiçi përpara portierit të Turbinës gjuan tokazi dhe mposht gardianin vendës dhe 0- 2. Në minutën e 40- të, Belliu i Turbinës ka

goditur traun e portës, ndërsa asnjë nga sulmuesit e verdhë nuk kanë mundur të shënojnë më pas. Me fitoren 0- 2 për miqtë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Cërrik. Pjesa e dytë ka nisur mirë për vendësit që mund të shënonin

në minutën e 53- të ku Gjeçi gjuan bukur, por topi përplaset në shtyllë. Rastet nuk mungojnë për të verdhët që pas një krosimi në zonë, një nga mbrojtësit miq e prek topin me dorë, gjyqtari Cjapi vazhdon lojën, ndërsa protestojnë vendësit. Roshi ka qenë pranë golit në minutën e 70të, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit mik. Në minutën e 74- t, përsëri vendësit kanë protestuar për penallti, por arbitri ka vazhduar lojën.

IN IDENTI

Në minutën e 75- të, tifozët

vendës kanë goditur me sende të forta asistentin e dytë, Ilir Llupi, gjë që ky i fundit është larguar nga vendi i tij dhe takimi është ndërprerë. Anësori Llupi ka shkuar te vëzhguesi dhe delegati dhe pas katër minutash ndërprerje të ndeshjes, situata te tifozët është qetësuar dhe takimi ka rinisur sërish. Turbina përsëri ka pasur shumë raste, por nuk ka qenë e saktë përpara portës mike. Mbas takimit tifozët vendës dhe drejtuesit e Turbinës kanë protestuar ndaj gjykimit të njëanshëm.

Gjyqtari anësor Ilir Llupi duke u afruar te zyrtarët e takimit pasi u godit nga tifozët

Treshja e gjyqtarëve duke u shpërndarë nëpër vende pasi u vendos të riniste sfida

Çast përpara takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.