Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Na mundi gjyqtari Cjapi, arbitrim skandaloz

-

Turbina është mundur dje në shtëpi nga Besa dhe vazhdon të renditet në vendin e parafundit, duke rrezikuar seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Cërrikasit kanë kontestuar fort gjykimin e treshes së djeshme nga Fieri, ndërsa tifozët kanë goditur me sende të forta edhe arbitrin anësor. Pas ndeshjes, trajneri i Turbinës, Sinan Bardhi u shpreh: "Më vjen shumë keq që edhe në këtë takim humbëm për shkak të arbitrimit të njëanshëm. Pra, ne u dënuam nga gjykimi i dobët dhe skandaloz i kryesorit Cjapi. Pra, për mua nuk fituan kavajasit, por treshja fierake me kryesor Kreshnik Cjapin. Mund të them që Turbina 0 dhe arbitri Cjapi 2. Megjithatë, ne do të vazhdojmë lojën tonë me synimin për t'i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë. I kemi të gjitha mundësitë që të mbijetojmë", deklaroi i irrituar Bardhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania