Panorama Sport (Albania)

Begeja: Fitore e merituar, po ecim drejt Superiores

-

Besa ka thelluar edhe më shumë diferencën me vendin e dytë, duke përfituar nga ndalesa e Bylisit. Kavajasit vazhdojnë të kryesojnë Grupin B dhe këtë sezon i kanë synimet e qarta për t'u ngjitur në Superiore. Në sfidën e djeshme, kavajasit bënë një paraqitje shumë të mirë dhe ia dolën të merrnin një 3pikësh të rëndësishë­m. Ishte sulmuesi kryesor Çekiçi që shënoi dopietë në këtë takim. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besës, Begeja u shpreh: "Bëmë një takim mjaft të mirë edhe pse përballë kishim një skuadër tepër të fortë. E merituam fitoren dhe për këtë gjë falënderoj të gjithë skuadrën. Jemi në vend të parë dhe do vazhdojmë rrugëtimin drejt ngjitjes në Superiore. Kam shumë besim se me këtë grup lojtarësh që kemi, do rikthehemi sërish në elitë", deklaroi trajneri Begeja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania