Panorama Sport (Albania)

Erzeni fiton me përmbysje ndaj Vorës, sherr mes tifozëve

Përplasje në tribunë, ka përleshje me grushte e shkelma

-

Erzeni ka arritur të marrë një fitore mjaft të vështirë, kundër skuadrës së Vorës, e cila vazhdon të mbetet në fund. Edhe pse ka arritur të shënojë e para, skuadra që drejtohet nga Gerald Çuni, nuk ka mundur dot të ruante rezultatin e minutës së 19-të. Ndërkohë që skuadra shijakase ka barazuar në limitin e fraksionit të parë dhe ka arritur të përmbysë rezultatin gjatë 15 minutave të fundit të takimit. Nëse në fushë gjithçka ka qenë OK, ka pasur përplasje fizike mes tifozërive në shkallët e stadiumit.

Loja nis e shpejtë dhe të dyja ekipet mundohen të kalojnë në avantazh. Vendosmëri­a vorake shpërblehe­t në minutën e 19-të kur Artur Sejdini ka marrë një asist nga Mziu dhe i vetëm me portierin Vata shënon për Vorën. Në të 34-ën ka tension në shkallët mes tifozëve, shkak bëhet një ndërhyrje brenda zonës ndaj Jurgen Goxhaj, e cila ka qenë e dyshimtë për 11-metërsh, por gjyqtari ka lejuar vazhdimin e lojës. Në të 44-ën është Orjan Xhemalaj që barazon, 1-1. Fraksioni i dytë do të niste me 7 minuta vonesë dhe skuadra vorake ka rënie në lojën e saj. Shijakasit shënojnë dy gola të tjerë. Sfida ka prodhuar tensione dhe zënka me grushte mes tifozërive. Rreth 1000 tifozë kishin mbushur shkallët e kompleksit "Internacio­nal" ku shumica ishin shijakas. Disa tifozë vorakë kanë ofenduar lojtarët e Erzenit dhe kaq ka mjaftuar për të nisur sherri mes tyre, nuk janë kursyer as grushtet. Por, ka qenë ndërhyrja e menjëhersh­me e forcave të sigurisë

private, "Vraja" që kanë sheshuar çdo gjë. Pjesa e dytë ka nisur me shtatë minuta vonesë, ndërsa tifozëritë janë larguar më shumë nga njëra-tjetra. Miqtë kanë menduar edhe bojkotin, duke debatuar me zyrtarët e ndeshjes, por më pas kanë hyrë në fushë. Abdulla Dushku

 ??  ?? Momente nga sherri
i djeshëm mes tifozëve të Vorës
dhe Erzenit
Momente nga sherri i djeshëm mes tifozëve të Vorës dhe Erzenit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania