KORABI-BESËLIDHJA 2-1

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

GOLAT: E.Hoxha 30'(p), Skuka 64'/ Thea 54'

KORABI: Birja, Doçi, Dalluci, Osmani, Karaj, Duka, Kovaçi (Disha 90'), Raza, Reçi (Trimi 60'), Skuka, E.Hoxha. Trajner: D.Mziu BESËLIDHJA: Bajri, I. Camara, O.Kamara, Dibra, Fetaj, Hepaj, Ed. Hoxha, Liçaj, Rustemaj, Soumah (R.Miloti 87'), Thea. Trajner: G.Lani

KARTONË TË VERDHË: Kalluci 60'/ Dibra 30', Thea 42', Camar 90' GJYQTARË: Q.Çopa, D.Kasa, A.Lila (Kavajë) VËZHGUES: A.Maçi (Tiranë) DELEGAT: I.Shordja (Tiranë) Dibranët e kanë nisur në sulm takimin. Që në minutat e para ka qenë Skuka që ka provuar të gjejë portën mike, por mbrojtja lezhjane ka larguar rrezikun. Në të 30-ën, Karaj ekzekuton një goditje këndi, topi preket me dorë nga një mbrojtës dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë të penalltisë. Aty shënjestron E.Hoxha, që e kthen gjuajtjen në gol. Pas shënimit të këtij goli, vendësit krijojnë siguri dhe janë më kërkues. Karaj godet nga jashtë zone, por topi kalon mbi traversë. Në të 40-ën është Kamara që godet për lezhjanët, por portieri Birja me një kërcim akrobatik e nxjerr topin në këndore. Pjesa e parë mbyllet 1- 0 për vendësit. E dyta nis më e mirë për miqtë nga Lezha që kanë gjetur golin e balancës në minutën e 54-t me anë të Thea. Vendësit zgjohen nga ky gol dhe hidhen në sulm. Raza dhe Skuka kanë pasur mundësi të kalojnë në avantazh ekipin, por nuk kanë mundur të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta. Duhej të vinte minuta e 64t kur Skuka, pasi merr një top nga Hoxha, arrin të shmangë një mbrojtës, godet nga jashtë zone dhe shënon një supergol, duke e çuar rezultatin në 2- 1. Minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë. Për Korabin kjo është fitorja e tretë radhazi. Pas përfundimit të takimit, futbollistët dibranë kanë festuar me tifozët dhe ia kanë dedikuar këtë fitore shokut të skuadrës, Armend Murrja, që u dëmtua në ndeshjen me Ilirinë dhe nuk mundi të japë kontributin e tij në këtë përballje. Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Gledi Lani tha: "Edhe pse humbëm, ekipi luajti mirë. Arritëm të barazonim, por nuk mundëm të fitonim. Nuk do ta lëshojmë vendin e dytë, pavarësisht kësaj humbjeje. Falënderoj publikun dibran". Fatmir Zhuzhi Pas ndeshjes, zv/ trajneri i Korabit, Taulant Guma u shpreh: "Përgëzoj lojtarët që dhanë shpirtin në fushë. Kjo ishte e treta fitore rresht për ne. Kemi një ekip me moshë të re, por futbollistët janë shumë kërkues. Kërkojmë mbështetjen e bashkisë dhe ftoj biznesmenët dibranë të na mbështesin. Ne nuk do t'i zhgënjejmë. Falënderoj ndërkohë donatorët që na mbështesin. Tani do të mendojmë për takimin e radhës që kemi në kampionat".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.