Panorama Sport (Albania)

Kthehet Lushnja, thyen Pogradecin

Verdhejesh­ilët ia dalin me stadiumin e boshatisur dhe ngjiten përkohësis­ht të 6-ët

- ALBAN ALUSHI

Lushnja rigjen fitoren pas 56 ditësh mung esë. Verdhejesh­ilët kanë marrë një trepikësh të çmuar përballë Pogradecit, pas 6 javësh vuajtje. Një gol i shënuar nga "veterani" Fatjon Sefa, që në të 64- ën minutë është mbrojtur me fanatizëm. Të besuarit e Ilir Gjylës nuk ia dilnin që prej javës së dytë të këtij kampionati. Pas këtij 90-minutëshi, lushnjarët ngjiten provizoris­ht në vendin e 6-të, ndërsa liqenorët mbeten sërish në vendin e 3-të.

PJESA E PARË

"Roza Haxhiu" kishte mbyllur dyert për tifozët dhe ishte vetëm akti i parë i një seriali prej katër javësh. Qetësia mbizotëron­te në këtë stadium, pas dënimit të tifozëve, e megjithatë kjo nuk e pengoi ekipin që të bënte kthesën e shumëpritu­r. Në minutën e 8- të rrezikon kapiteni Sefa, por topi ndërpritet nga Pere. Tre minuta më vonë kundërpërg­jigjet Shkullaku, por këtë herë është ndërhyrja e Bufasit vendimtare. Ndeshja vijon e ekuilibrua­r, por me liqenorët që shohin përpara me anë të Taullaut. Kur siglon e 34- ta minutë, Lushnja befason Pogradecin. Gjyla servis Sefën që e udhëheq bukur topin dhe përballë malit, nuk e ka të vështirë që të gjuajë dhe dërgojë topin në rrjetë dhe 1-0 për vendësit. Pogradeci nuk dorëzohet dhe 4 minuta më vonë reagon me anë të Osmanllari­t, por e djathta e tij devijohet në këndore prej Bejtes. Portieri lushnjar është përcaktues edhe me devijimin 4 minuta para fundit të kësaj pjese, pas gjuajtjes së Topllarit. Në shtesë Lushnja mund të dyfishonte me Sefën, por është portieri Mali që ndërhyn. PJESA E DYTË Vendësit e rinisin me vrull pjesën e dytë, ndërsa Ervis Gjyla ka rastin perfekt për të dyfishuar, por traversa i thotë "jo" një goli të sigurt. Sulmuesi lushnjar humbet edhe një rast të jashtëzako­nshëm në minutën e 73-të. Përballë portierit Mali, goditja e tij ka qenë shumë e lehtë. Pogradecar­ët kanë qenë më shumë agresiv gjatë këtij 45minutësh­i, megjithatë rastet e krijuara ishin shumë larg zonës së 16- shes dhe rrjedhimis­ht rrezikshmë­risë. Nga ana tjetër, vendësit vijojnë të humbasin raste shënimi, duke marrë një fitore të përvuajtur. Dhe duhet theksuar se që nga fillimi i sezonit, golat mbajnë firmën e të njëjtit autor. Tre rrjetat e tij vlejnë 7 pikë për Lushnjën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania