"S'e mendoja humbjen, gabuam në mbrojtje"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Trajneri i Pogradecit nuk e priste këtë humbje. Festim Fetollari, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, tha: "Nuk e kishim menduar humbjen. Po të ishte për ta humbur, do të niseshim me ekipin e dytë. Kishim ardhur për të marrë tri pikë dhe as për barazimin. Synonim të ngjiteshim më lart në renditje. Pavarësisht se u ndëshkuam me një gol, nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes, në pjesën e dytë u munduam, por nuk finalizuam dot. Lamë shumë hapësira në mbrojtje dhe si pasojë edhe u ndëshkuam. Patëm dy mungesa. Kishim mundësi për të ecur më përpara. Me pak kujdes edhe mund ta kishim barazuar lojën. Ndeshja mbaroi me një gol, ndaj i uroj suksese Lushnjës".

Çast nga ndeshja e luajtur dje në ''Roza Haxhiu''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.