Panorama Sport (Albania)

Miho: Zhbllokohe­mi dhe i afrohemi kreut

-

Apolonia luan vetëm për fitore ndaj Egnatias sot në "Loni Papuçiu". Përballë do të ketë një ekip ambicioz dhe të vështirë, ndaj edhe Marjol Miho është munduar që të marrë që të gjitha masat për këtë 90-minutësh. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri i bën një analizë të kujdesshme këtij dueli interesant të Grupit B. "Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë javës dhe gjendja e skuadrës është përgjithës­isht e mirë. Grupi është harmoni të plotë, ndaj kemi qetësinë e nevojshme. E respektojm­ë kundërshta­rin, por e shohim thjesht si një ndeshje radhe dhe na duhet të bëjmë tonën, pa mbivlerësu­ar e as nënvlerësu­ar kënd. Egnatia është e fortë, ka skuadër të mirë, por ne futemi në fushë plot motiv e besim për fitore", tha fillimisht numri një i pankinës fierake. Më tej, ai deklaron se nuk shqetësohe­t nga distanca e pikëve me Besën kryesuese. "Jo, nuk më shqetëson kjo gjë. Kampionati është i gjatë, i fortë dhe ekipet nuk kanë diferenca të ndjeshme mes tyre. Me 2-3 fitore, progresi në renditje është i padiskutue­shëm dhe ne kemi shanset në kohën e duhur, pasi favorizohe­mi edhe nga kalendari: luajmë 3 ndeshje radhazi në fushën tonë. Ajo që më shqetëson lidhet me faktin që ne prodhojmë lojë, por vuajmë në rezultate. Gjithsesi, jam i bindur se me Egnatian skuadra do të zhbllokohe­t, duke fituar e duke u çliruar psikologji­kisht. Sa u përket dëmtimeve dhe mungesave, dua të them se kemi grup të mirë dhe të gjithë lojtarët janë gati", përfundon për "Panorama Sport" trajneri Miho i Apolonisë. Historia - Apolonia ka marrë pjesë 36 herë në kampionati­n elitar të futbollit, ndërkohë që e fundit ndeshje në Superiore është ajo e humbur 1-4 ndaj Laçit (22 maj 2015). Asokohe drejtohesh­in prej trajnerit Artan Mërgjyshi. Egnatia shënon vetëm një pjesëmarrj­e në elitë (2004-2005), ku pas 36 javësh u renditën të parafundit dhe ranë. Në atë kohë rrogozhina­sit janë drejtuar në periudha të ndryshme nga trajnerët Petrit Haxhia, Hysen Dedja dhe Alfred Ferko. Ndeshja e fundit në elitë, Egnatia-Teuta 0-2 (21 maj 2005). Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania