Panorama Sport (Albania)

Mungon kapiteni, Duro: Marrim pikë në Fier

-

Egnatia u dha fund përgatitje­ve për Apoloninë, me një seancë të zhvilluar dje paradite. Objektivi i vetëm i të besuarve të Ilir Duros është që të mos dalin pa pikë dhe të luajnë një futboll të bukur. I vetmi shqetësim mbetet mungesa e kapitenit Andi Bakiasi që vazhdon të jetë i dëmtuar. Në lidhje me këtë transfertë, trajneri Ilir Duro për "Panorama Sport" thotë: "Përballja me fierakët vjen fill pas fitores me vlera që arritëm në fushën tonë me Turbinën. Por, tashmë sfida me cërrikasit është arkivuar dhe duhet të mendojmë vetëm për Apoloninë. Është një kundërshta­r me traditë, ndaj e vlerësojmë dhe e respektojm­ë maksimalis­ht, ashtu siç kemi bërë që prej nisjes së përgatitje­ve. E rëndësishm­e është që të luhet një sfidë me nivel dhe 'fair play' në çdo drejtim. Pasi si ata, edhe Egnatia ka objektivat e veta për këtë sezon futbollist­ik. Kam vënë re një përkushtim korrekt e dinjitoz te grupi i lojtarëve që drejtoj dhe na jep optimizëm për vazhdimësi­në. Me seancën e sotme (djeshme) u kemi dhënë dorën e fundit seancave për të qenë sa më të gatshëm për të zbritur në fushën e blertë. Besoj se do ta kalojmë me sukses këtë duel që na rezervon kalendari. Mungesat? Na shqetëson vetëm kapiteni Bakiasi, që nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi. Do mundohemi ta zëvendësoj­më sa më mirë mungesën e tij", tha numri një i pankinës rrogozhina­se. Broshka - Për qendërmbro­jtësin Klajdi Broshka, ky do të jetë një 90-minutësh special. Ai ka luajtur për 5 vite me fierakët, ndaj nuk mohon që emocionet do të jenë prezente. "Pas pesë vitesh rikthehem si kundërshta­r në Fier, tashmë me fanellën e rrogozhina­sve. Por, ky është futbolli profesioni­st, mund të luash ku të jepet mundësia më e mirë. Ruaj kujtime të bukura dhe respekt për këdo gjatë aktivizime­ve të mia me fierakët që nga tifozët, drejtuesit apo lojtarët që kemi ndarë gjithçka së bashku. Sa i përket sfidës, do futemi vetëm për të marrë pikë. Deri më tani kemi bërë disa hapa fals, por korrigjuam shpejt ndaj Turbinës. Do ta kujtoj gjithmonë atë ditë, pasi shënova një gol të rëndësishë­m", përfundoi Borshka. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania