Panorama Sport (Albania)

Inaugurohe­t stadiumi i ri, në Librazhd e bëjnë festë

-

Në Librazhd e bëjnë festë. Sopoti ka disa ndeshje që luan në stadiumin e ri, megjithatë FSHF-ja u kujtua që vetëm dje ta inauguront­e atë. Një investim prej 60 mijë eurosh ka bërë që ky impiant të marrë tjetër pamje dhe të kthehet në një aset të çmuar për qytetin. Nën praninë e tifozëve, figurave të shquara që i kanë dhënë shumë sportit në këtë qytet, zv.presidenti­t të FSHFsë, Edvin Libohova, kryebashki­akut të Librazhdit, Kastriot Gurra dhe deputetit të zonës, Taulant Balla, u përurua ky impiant. Në fjalën përshëndet­ëse në këtë përurim, numri një i bashkisë u shpreh tejet i emocionuar: "Ky stadium që ndërtuam është një vepër me të cilën unë krenohem. Me një

buxhet modest në bashkëpuni­m me FSHF, kemi ndërtuar një impiant për t'u pasur zili". Fjalën e mori edhe zv.presidenti i federatës, që i uroi librazhdas­it për stadiumin e ri, ndërsa në fund një fjalim të shkurtër e mbajti edhe deputeti Balla, i cili tha: "Pamja e kësaj fushe për këdo që kalonte rrugën nacionale ishte një turp. Kur më takonin, më pyesnin se pse nuk kishim vënë dorë ende në këtë stadium. Tashmë me këtë investim do ta kem kokën lart kundrejt të gjithëve". Në mënyrë simbolike, kryebashki­aku shpërndau certifikat­a mirënjohje­je për ekipin e vitit 1993, i cili ngjiti Sopotin në Superiore. Më pas u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes veteranëve të Librazhdit dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Stadiumi prej 9 muajsh iu nënshtrua një rikonstruk­sioni total dhe me shkallët e shtuara prapa porte, mund të quhet një impiant i denjë edhe për ndeshje të elitës. L. Qoshku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania