Panorama Sport (Albania)

Napoli-Hysaj, akordi për 3 mln euro në horizont

-

Periudha e fundit nuk ka qenë nga më të mirat për Elseid Hysajn, megjithatë duket se ka dritë në fund të tunelit. “Rai Sport” raporton se menaxheri i mbrojtësit, Mario Xhufredi, ka pasur një takim me drejtuesit e Napolit dhe është diskutuar për rinovimin e kontratës. Hysaj ka një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe përfiton 1.6 milionë euro në sezon. Kontrata e re parashikon që Hysaj të përfitojë 3 milionë euro në sezon dhe do të skadojë në vitin 2023. Në këtë pikë, drejtuesit e klubit kanë nxjerrë gjithmonë pengesa, por mesa duket situata po ndryshon në favor të shqiptarit. Klauzola gjithashtu ka qenë një temë tjetër e diskutuar. Bisedimet duken në rrugë të mbarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania