Panorama Sport (Albania)

Dora e hekurt, trajneri “dogji” edhe Cikalleshi­n

-

Nuk është hera e parë që disa orë vonesë në grumbullim bëhen shkak që futbollist­ë të Kombëtares të “përplasen” me trajnerin Panuçi. Që në fillimet e tij me kuqezinjtë, italiani “bëri shembull” Sokol Cikalleshi­n. Kur bomberi ishte në ditën e tij të firmosjes së një kontrate të re dhe me shumë perspektiv­ë futbollist­ike për të, trajneri refuzoi vonesën e bomberit disa orë në të njëjtën ditë grumbullim­i. Në këto kushte, Panuçi e hoqi nga lista për atë grumbullim. Për sa kohë bëhet fjalë për grumbullim­e me data të UEFA-s dhe FIFA-s, çdo lojtar është i detyruar që t’i përgjigjet ftesës nga Kombëtarja, mirëpo duke qenë se bëhet fjalë për askete profesiona­le dhe kur shqiptarët janë të rëndësishë­m në ekipet e tyre, atëherë e mira e të gjitha palëve do të jetë që të ketë një marrëveshj­e. Disiplina është e nevojshme, por marrëdhëni­a njerëzore e shëndoshë, edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania