Panorama Sport (Albania)

Shkëndija merr kreun, “ndihmë” nga Shkupi

-

Superliga maqedonase ka luajtur ndeshjet e javës së 14-të dhe rezultatet kanë qenë surprizues­e e mjaft të favorshme për ekipet shqiptare. Ekipi i Shkupit fitoi minimalish­t 1-0 në shtëpi ndaj Vardarit, falë një goli të Serzhinjos në minutën e 57-të. Nga kjo ndalesë e Vardarit ka përfituar në mënyrën më të mirë Shkëndija e Tetovës, që fitoi 12 në transfertë ndaj Rabotnicki­t. Tetovarët shënuan të parët me Eminin në minutën 20, i cili realizoi me kokë nga brenda zone, ndërsa vetëm 8 minuta më pas, vendësit barazuan me Peev. Por, Shkëndija shënoi edhe të dytin në minutën e 51të, ku pas një harkimi të Micit brenda zone, Mitrev shtyu topin drejt portës së tij. Me këto rezultate, Shkëndija shkëputet e para në klasifikim me 31 pikë dhe kjo ishte fitorja e pestë radhazi, ndërsa Vardari ngelet në 28 pikë në vendin e dytë. 3 pikë për frymëmarrj­e edhe për Shkupin, që shkon në 15 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania