Panorama Sport (Albania)

Kualifikoi Lacion ndaj Marsejës, Strakosha në formacioni­n e javës

-

Në ndeshjet e vlefshme për raundin e katërt të Europa Ligës, Strakosha u bë heroi i Lacios në sigurimin e fitores ndaj Marsejës dhe të kualifikim­it për në fazën tjetër. Portieri i Kombëtares bëri një paraqitje të mirë ku, veç të tjerash, në minutën e fundit arriti që të shpëtonte skuadrën e tij nga goli i barazimit. Dhe kjo paraqitje e Strakoshës është vlerësuar nga revista “France Football”, pasi ai tashmë është renditur në formacioni­n më të mirë të Europa Ligës për këtë javë nga media prestigjio­ze franceze. Një vlerësim i radhës për shqiptarin, që po ruan në vazhdimësi paraqitjet pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania