Panorama Sport (Albania)

Skaroni: Sikur ta shtynim me Juven...

-

Milan-Juventus pritet me shumë emocion nga të gjithë, me përjashtim të... presidenti­t të Milanit. Paolo Skaroni, në një deklaratë për "TuttoSport", do të dëshironte që ky duel të shtyhej, duke parë edhe mungesat e shumta, me të cilat do të përballet ekipi i tij: "E di që në të tilla sfida të mëdha të gjithë dëfrehen, por unë do të preferoja që ky duel të shtyhej, duke parë situatën tonë. Kundër Juves do të jetë e vështirë, por unë jam i sigurt se lojtarët tanë do të japin më të mirën për të kërkuar që të marrin një rezultat sa më pozitiv".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania