Panorama Sport (Albania)

Ronaldo kundër tabusë "San Siro", nuk shënon kurrë

-

Nga goli i parë si profesioni­st me bluzën e Sportingut, tek i fundit, fantastik ndaj Junajtid, kanë kaluar plot 16 vite. Kristiano Ronaldo në karrierë ka goditur portën rivale 666 herë (684 nëse merren edhe golat me kombëtaret e moshave), ndërsa me bluzën e Juves po vazhdon që të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, gola... Në Itali, e gjithë vëmendja është tek ai, por për yllin e bardhezinj­ve ka edhe një tabu për t'u thyer, të cilën do të tentojë ta bëjë sot, kundër Milanit. Pikërisht kështu, sepse në stadiumin "San Siro", ai nuk ka shënuar kurrë. Po, Milanin e ka goditur dy herë në karrierë, por jo në stadiumin e tyre. Me kuqezinjtë, në "San Siro" ai është përballur tri herë dhe një herë tjetër me Interin, por ka mbetur "thatë". E para daton në vitin 2005, kur Milani mposhti Mançester Junajtid të CR7, si në Milano, ashtu sikurse në "Old Trafford"; në vitin 2007 "Djalli" përmbyste në shtëpi 3-0 humbjen e pësuar në Angli, ndërsa në 2010-ën, Ronaldo me bluzën e Realit barazoi 2-2 me Milanin, por pa shënuar. Ndërsa me Interin, në vitin 2008, Ronaldo dhe Junajtid barazonin pa gola. Por, akoma më shumë, edhe në vitin 2016, në finalen e Champions-it të luajtur në "San Siro" kundër Atletikos, Ronaldo agjëroi për 120 minuta, ndërsa të vetmin gol në rrjetë e dërgoi nga lotaria e penalltive, por që nuk vlen statistiki­sht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania