Panorama Sport (Albania)

Napoli shton presionin ndaj Juves

-

Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, Napoli ka arritur që të fitojë në "pishinën" xhenoveze. Në stadiumin "Marassi", Elseid Hysaj me shokët kanë ditur të përmbysin në 2-1 Xhenoan, teksa pas disavantaz­hit të Koume në të 21-ën, barazuan në të 62-ën me Ruiz, ndërsa në të 87ën erdhi autogoli i pafat i Biraskit, pas asistit me thembër të Mertensit në zonë. Hysaj luajti 81 minuta të një ndeshjeje që u luajt në një terren të rënduar nga shiu dhe afrohen me 3 pikë nga Juventusi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania