Gatuzo i beson Kastijehos, Alegri rikthen Manxukiçin

Panorama Sport (Albania) - - ITALI -

Vazhdon stuhia e dëmtimeve te Milani, me Patrik Kutronen që ka ndjerë dhimbje në kavlijen që e pati sheqetësuar disa javë më parë. Sot sulmuesi mund ta nisë nga stoli e në vend të tij është gati të luajë Kastijeho, i cili ndaj Udinezes bëri shumë mirë Për pjesën tjetër nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Në anën tjetër, Masimiliano Alegri pritet që të zbresë nga minuta e parë "luftëtarin" Mario Manxukiç, i cili do të bëjë repart me Ronaldon dhe Dibalën në formacionin 4-3-3. Në mesfushë mund t'i besojë eksperiencës së Khedirës dhe Matuidisë duke lënë në stol Bentankurin, ndërsa në mbrojtje do të rikthehet titullar Zhoao Kanselo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.