Panorama Sport (Albania)

ARBITRI

-

Do të jetë Paolo Maxoleni arbitri i ndeshjes së vlefshme për javën e 12-të të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit. Herën e fundit që ky arbitër drejtoi klasiken e futbollit italian, ishte në mars të këtij viti, e cila përfundoi 3-1 për bardhezinj­të. "Zonjën" e ka drejtuar në 19 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje, teksa disi më negativ bilanci për "Djallin" me 10 fitore, 9 humbje e 6 barazime. Ka arbitruar 4 herë duelet Juventus- Milan dhe "Zonja" i ka fituar të katërta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania